E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet, procedura qe do te ndjeke ligji i kthyer Rozeta Rapushi

Ashtu sic e kerkon procedura ligjore, ligji i kthyer nga Presidenti Bamir Topi, "Per menaxhimin e integruar te mbetjeve", do te kaloje edhe nje here per diskutim dhe shqyrtim ne Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne nje reagim teper te shkurter ndaj vendimit te presidentit, tha se per te do te zbatohet rregullorja. Nderkohe qe zevendesministri i Mjedisit, Taulant Bino, tha se ligji eshte ne perputhje te plote me legjislacionin shqiptar dhe se refuzimi ne mungese te argumenteve kushtetuese, eshte padyshim nje akt i paster politik, ne mbeshtetje te partise qe ka krijuar ose qe do te krijoje.

Procedura

"Ne lidhje me ligjin e mbetjeve pas kthimit ne Kuvend nga Presidenti Bamir Topi, mazhoranca do te ndjeke procedurat. Do te vijoje te respektoje Kushtetuten dhe Rregulloren e Kuvendit",- u shpreh dje kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Me konkretisht, sipas Rregullores se Kuvendit ne nenin 86 te saj, per procedurat e vecanta,

kur Presidenti i Republikes, ne perputhje me nenin 85 te Kushtetutes, rikthen ligjin per rishqyrtim ne Kuvend, kryetari i Kuvendit e kalon menjehere ate per shqyrtim ne komisionin pergjegjes qe e ka shqyrtuar fillimisht. "Komisioni pergjegjes e shqyrton dekretin vetem per ceshtjet e paraqitura nga Presidenti i Republikes dhe brenda 8 javeve nga data e fillimit te shqyrtimit, paraqet raportin e tij. Ky raport permban mendimin e komisionit dhe, sipas rastit, edhe propozime per nene te vecanta te ligjit",- thuhet ne rregullore, ku i jepet nje afat prej 2 muaj per te rishqyrtuar ligjin e kthyer. Me pas, nisma ligjore, e ndryshuar apo jo, rishkon per votim ne Kuvend ne seance plenare. Ne rast te miratimit ne seance, ligji hyn ne fuqi, pasi kreu i shtetit nuk ka me te drejte ta ktheje ate. Ne nenin 85 te Kushtetutes, percaktohet qarte se Presidenti i Republikes ka te drejte ta ktheje ligjin per rishqyrtim ne Kuvend, vetem nje here.

Kritikat

Ne lidhje me kthimin e ligjit, zevendesministri i Mjedisit, Taulant Bino, sqaroi dje se ai eshte ne perputhje te plote me legjislacionin shqiptar te deritanishem, nuk shfaq asnje kundershti ne mes dispozitave te tij, eshte hartuar me kerkesen, ekspertizen e financuar dhe te mbikeqyrur nga Bashkimi Evropian nepermjet projektit INPAEL, transpozon ne menyre te plote Direktiven Evropiane Kuader per Mbetjet; dhe ka marre parasysh edhe sugjerimet e eksperteve me te mire te mjedisit ne Shqiperi. Duke renditur tere keto argumente, Bino theksoi se refuzimi nga presidenti eshte nje e drejte kushtetuese e tij. "Por, refuzimi ne mungese te argumenteve kushtetuese, eshte padyshim nje akt i paster politik ne mbeshtetje te partise qe ka krijuar ose qe do te krijoje. Refuzimi eshte pengese e qeverise ne funksionin e saj ligjor per menaxhimin e mbetjeve sipas standardeve te BE-se. Refuzimi le ne fuqi me ose pa dashje, sistemin aktual te menaxhimit qe per ne te gjithe eshte i manget",- tha Bino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›