E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Vidohovës familjarët protestojnë me arkivole e lule

KORCE- Me arkivolë të provizuar, lule, kurora dhe qirinj familjarët e tre vëllezërve Mulliri të vrarë në fshatin Vidohovë të Korcës kanë protestuar kundër vendimit të gjykatës i cili dënon autorin me 25 vjet burg.

Protesta është zhvilluar sot paradite në qendër të qytetit të Bilishtit. Për disa minuta familjarët kanë bllokuar rrugën me arkivolët e improvizuar. Menjëherë ka ndërhyrë policia e cila ka debatuar dhe kanë kërkuar shoqërimin në komisariat të disa familjarëve për bllokim të rrugës.

Me arkivolë në duar dhe me fotografitë e tre vëllezërve të vrarë protesta ka marshuar nga bulevardi kryesor drejt komisariatit të policisë. Sipas korrespondentes së NEWS24 protestuesit madje janë futur dhe në ambientet e komisariatit dhe më pas kanë lënë arkivolet përpara derës kryesore të komisariatit.

Ngjarja e rëndë shokoi të gjithë fshatin Vidohovë, por dhe të gjithë opinionin publik më 29 janar të 2010. Besim Karaj, autori pasi kishte zbuluar lidhjen intime të bashkëshortes me më të madhin nga vëllezërit Mulliri, Besim Karaji vendosi të hakmerret me vrasjen e Taulantit 26 vjec, Xhevljanit, 23 vjec dhe Etlevanit vetëm 18 vjec.

Më 26 prill gjykata e Korcës vendosi dënimin me 26 vjet bugr të autorit, i cili kishte pranuar fajin, duke përfituar kështu 1/3 e dënimit, cka do të thoshte se ai përjashtohej nga dënimin me burg për jetë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›