E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, të dy këmbët në një këpucë

Edvini vihet në pozitë në Strasburg, pasi të gjithë ndërkombëtarët i deklaruan prerë, se në asnjë rrethanë nuk mund të ketë rinumërim votash, qoftë edhe për efektin propagandistik të aksionit “Dua të shoh votën time”. Ai ka deklaruar se e ka të vështirë t’i bindë partnerët e tij në Tiranë dhe ka urdhëruar mediat e veta të shpallin dështimin e bisedimeve. Por dje pasdite, ai ka ndryshuar qendrim, dhe në mënyrë të paskrupullt, ka paralajmëruar se marrëveshja që ai të kthehet në parlament do të arrihet dhe se ajo ishte rezultat i grevës së urisë

Kryetari i socialistëve, Edi Rama merr një tjetër “shuplakë” nga ndërkombëtarët, duke e u urdhëruar që të ndalë veprimet e paligjshme kundër institucioneve të pavarura, të cilat janë shprehur me verdikt final për legjitimitetin e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Ky “mur” ndarës, të cilin Edi Rama e ka ndërtuar tashmë për të identifikuar ndasitë ndërmjet PS-së dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, pritet të formalizojë dhe ndëshkimin e Brukselit, për ta nxjerrë si të jashtëligjshëm aksionin radikal të partisë opozitare. Burime të mirëinformuara bënë të ditur se Edi Rama s’ka kundërshtuar dot vendimin e prerë të ndërkombëtarëve se s’mund të bëhet fjalë për rinumërimin e fletëvotimeve, as për efekt të nxjerrjes së një rezultati të ri të vendeve në parlament, e as për efekt të përmbushjes së lëvizjes propagandistike “Dua të shoh votën time”. Problemi i tij i vetëm ka qenë se ai s’ka mundësi t’u mbushë mendjen partnerëve dhe mbështetësve të tij në Tiranë se s’mund të përmbushet kurrfarë premtimi për hapjen e kutive.
Pas këtij momenti, është bërë e qartë, se Edi Rama s’mund të miratonte atypëraty apelin për kthimin në institucionet kushtetuese, megjithatë ka dhënë urdhrin triumfator për mediat e tij se “tryeza e Strasburgut dështoi e opozita do t’i kthehet rrugës”. Por e gjithë kjo vijë sjelljeje ëshët ndërprerë pasditen e djeshme, kur papritur, që nga stacioni i trenit të Strasburgut, Edi Rama theksoi se tryeza kishte arritur rezultat dhe se së afërmi edhe do të kishte një marrëveshje, dhe se e gjitha ajo, kishte qenë në sajë të grevës së urisë.
Por kjo piruetë, nuk e shpëton dot Edi Ramën nga morsa, nga vendosja e këmbëve në një këpucë, që i bëri faktori politik ndërkombëtar në Strasburg. Ai s’fsheh dot më se partia e tij ka në gjenezë të programit të vet politik, dhunën dhe anarshinë, në mënyrë që kancelaritë perëndimore të delegjitimojnë në kohën e duhur dhe pa rrezikuar, një gen të rrezikshëm fashisto-nazist. Sjellja bizantine, rrokada e shkaktuar nëpër rrugët e vendit dhe sulmet e frikshme të përcjella përmes medias, kanë krijuar përshtypjen e një rreziku permanent, i cili duhet zhdukur para se të fuqizohet. Askush më mirë se Evropa nuk e di kanosjen e një rreziku të tillë, përsa kohë opozita e Edvinit është fokusuar qartësisht kundër interesave të vendit, kundër interesave të integrimit dhe kundër interesit të evropës së lirë demokratike. E në këto kushte, s’ka rrugë tjetër, veçse nxjerrjen e partisë së Edvinit jashtë trarëve të veprimtarisë politike.

Drafti: Dialogu parlamentar dhe hartimi i kuadrit të ri ligjor për reformën zgjedhore

Bashkimi Evropian ka propozuar një draft për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri.
Sipas ndërkombëtarëve, pozita dhe opozita duhet të ulen në tryezën e dialogut, duke nënkuptuar kështu kalimin e debatit nga rruga në parlament dhe nisjen pa humbur kohë në përmirësimin e kuadrit ligjor të reformës zgjedhore. Gjatë tryezës së zhvilluar dy netë më parë në Strasburg dy përfaqësuesit më të rëndësishëm politik të vendit, kryeministri Berisha dhe kryetari i socialistëve, kanë ndarë pikëpamje të ndryshme përsa i takon pretendimeve të ngritura nga ndërkombëtarët. Në këtë drejtim, Bruskeli zyrtart ka lënë një afat të caktuar prej 2 javësh, që opozita të respektojë rrugët parlamentare dhe nisjen prej aty, në bashkëpunim me mazhorancë, punën për hartimin e reformës së re zgjedhore, për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›