Gjirokaster, hyjne ne stan per te vjedhur lidhin cobanin
GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona nën akuzën e vjedhjes me dhunë. Florian Lile, 24 vjec dhe Maxhar Caushi, 27 vjec akuzohen se kanë hyrë gjatë natës në stanin e cobanit me inicialet P. C nga Libohova për të grabitur. Sipas policisë dy të rinjtë kanë keqtrajtuar cobanin duke e lidhur me litar dhe i kanë kërkuar para. Sipas forcave blu njëri prej të arrestuarve ishte me precedentë penalë.
Grabitësit kanë vjedhur një armë gjahu dhe një këmbore dhe janë larguar duke lënë të lidhur cobanin. Ky i fundit ka denoncuar në policinë e Gjirokastrës, sot në mëngjes, pasi një bashkëfshatar e ka zgjidhur nga litari. Arrestimi i autorëve u krye nga Specialistë të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët për Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.
(s.g/BalkanWeb)