E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e novergjezit Anders Breivik, e frymëzuar nga serbët

27-07-2011 / Nga Skënder Mulliqi

Vetëm terroristi më famëkeq i shekullit të kaluar dhe këtij fillim shekulli, Osama Bin Laden tashmë i vrarë nga forcat amerikane, e kishte tmerruar botën demokratike më aktet e shëmtuara terroriste gjoja në mbrojtje të islamit. Në shtator bëhen 10 vite që kur  terroristët e Bin Ladenit në Amerikë shemben Kullat Binjake duke lënë të vdekur me mijëra njerëz të pafajshëm. Vrasja e Bin Ladenit sivjet në Pakistan ku rrjeti terrorist Al -Kaida mbeti pa trurin e tij, i gëzoi shumicën e njerëzimit pa dallim feje e race kudo në botë. Vrasja e Bin Ladenit ishte dashur të ulë grafikun e akteve të shëmtuar terroriste kudo në botën e qytetëruar, si revansh ndaj fundamentalizmit islamik që botës po i shkakton dëme të pariparueshme. As një fundamentalizem nuk mund të identifikohet me fenë e mirëfilltë të secilit popull. Ushqimi me ndjenja raciste që për fat të keq është duke u rritur, paraqet rrezik permanent për paqen në botë. Po jemi dëshmitarë të sulmeve gati të përditshme të muxhahidinëve islamik në Irak dhe Afganistan, dhe pasojat nga gjithë kjo e keqe. Sulmet terroriste në botë dhe frika nga ato, kanë bërë që shumë shtete dhe udhëheqësit e tyre ti shikojnë të gjithë myslimanët me një mos besim të thellë. Kjo  dukuri duhet të debatohet në bazë të gjerë. Edhe norvegjezi Anders Bervik u tregua po aq i çmendur sa Bin Ladeni. Në çmendurinë e tij terroristi norvegjez la të vrarë afër 100 persona dhe po aq i plagosi. Në një auto-intervistë voluminoze në internet ai glorifikon krishterimin dhe përbuzë popujt e besimit islam. Bervik veproi me paramendim njësoj siç e bëri këtë punë të ndytë edhe Bin Laden. I vetmi dallim midis tyre është së Bin Laden bëri përzgjedhjen e vendit ku do të sulmoj, ndërsa Bervik nuk sulmoj vendet myslimane, por bashkëqytetarët e vet të pafajshëm. Manifesti i këtij terroristi zë në gojë me dhjeta herë edhe Shqipërinë dhe shqiptarët duke i fyer rëndë ata. Në  manifestin e tij prej 1500 faqësh me titull “2083: Deklarata evropiane për pavarësi” autori ekspozon idetë me ekstremiste gjoja djathtiste, ku sipas tij myslimanët duhet të ekzekutohen  pamëshirshëm. Sipas informacioneve të deritashme Breivik këtë akt të shëmtuar terrorist e kishte planifikuar me vite, dhe kundër një armiku të shpikur në kokën e tij. Manifesti i tij ka karakter edhe antishqiptar dhe të duket e pabesueshme që këtë gjë e ka bërë një norvegjez pa ndihmën e dikujt tjetër. Sipas përmbajtjes së manifestit dhe deklaratës së Breivikut, së një akt i tillë terrorist ishte i domosdoshëm, flet qartazi se prapa gjithë kësaj të keqeje që tronditi botën, mund të fshihen qarqet e caktuara antishqiptare. Prirje për gjëra të tilla kanë vetëm terroristët serbë të cilët kurrë nuk pushuan së vepruari kundër çdo gjeje që frymon shqip. Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin, Breivik e paraqet si hero të kryqëzatave të krishterizmit shqiptarë të pagëzuar me emrin mysliman “Skënderbeu”. Ai hapur mban qëndrim proserb, duke iu referuar edhe burimeve serbe, për të dhënë shifrat e popullsisë në Kosovë. Se ku shpie keqpërdorimi i fesë, e tregoi rasti i norvegjezit Breivik dhe i qindra e mijëra rasteve deri me sot të fundamentalistëve islamikë. Kaptinë e veçantë e keqpërdorimit të fesë për qëllime politike dhe racore, është shembulli i keq i Kishës Ortodokse Serbe, e cila ishte nxitësja kryesore e luftës në ish-Jugosllavi. Kisha Serbe orientim parësor e kishte luftën kundër shqiptarëve në Kosovë. Ajo pa kurrfarë baze shqiptarët e emërojë si fundamentalistë, terroristë e çka mos tjetër. Pikërisht qëndrimi armiqësor i kishës ortodokse ishte e shkaktari i qindra dhe mijërave viktimave të myslimanëve në Bosnje dhe shqiptarëve në Kosovë, të cilët u vranë dhe masakruan nga forcat fashiste të kryekriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviqit. Edhe terroristi Breivik duket ashiqare se ishte frymëzuar nga serbët, që të ketë një urrejtje kaq të madhe karshi shqiptarëve në manifestin e tij. Shqiptarët ai i përshkruan si anti-evropianë, që është shumë e pavërtetë. Shqiptarët janë populli më properëndimor sot në Evropë. Rasti i terroristit Breivik duhet shikuar si rast të izoluar, por gjithnjë duke bërë kujdes që kjo mos të shndërrohet në dukuri me pasoja të paparashikueshme për paqen aq shumë të nevojshme në këtë kohë krize politike dhe ekonomike  në shumë shtete të botës. Vetëm paqja dhe dashuria pa dallim kombi, feje e race është rruga që ia vlen. Çdo shoqëri do të duhej ta flakë gjuhën e urrejtës dhe të dhunës. Çdo shtet do të duhet të punojë më shumë në edukimin e drejtë të gjeneratave të reja. Çdo rrugë tjetër çon në humnerë. Akti terrorist  i 32 vjeçarit Anders Breivik, i cili shkaktoi të premten vdekjen e shtatë personave në shpërthimin para zyrave qeveritare në Oslo dhe të mbi 85 të tjerëve në sulmin e armatosur në ishullin Utoeya, dhashtë Zoti që të jetë akti i fundit terrorist në çdo cep të botës demokratike…

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›