E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mrekullitë që gjenden në Jeruzalemin e Simon Sebag Montefiores

27-07-2011 / Nga Bron Sibree (The West Australian)

Kur doli në fillim të këtij viti, “biografia” monumentale e Jeruzalemit prej 600 faqesh e Simon Sebag Montefiores, mbajti për javë kryesimin e librave më të shitur në Britaninë e Madhe, si bestselleri më i mirë. Recensuesit e kanë vlerësuar librin si “a tour de force”, “një kryevepër” ose thjesht “të famshëm”. “Ai ka bërë aq rrugë sa unë kurrë nuk do ta kisha menduar”, tha Montefiore, i cili zbavitej me posterat promovues të librit, ngjitur rrugëve të Londrës, me të cilin mburremi se është “historia më e mirë e thënë ndonjëherë”. “Ai është mrekullisht vulgar”, qesh autori me këtë vëllim aq të madh sa ai i Stalinit: në Oborrin Carit të Kuq dhe Stalinit të Ri. Ai shijon faktin se “ka një sasi të madhe masakre dhe fanatizmi në libër, por ka gjithashtu një sasi të habitshme të seksit dhe sensualitetit, muzikës dhe poezisë. Ky është një lloj i jashtëzakonshëm përzierje dhe mua më pëlqen të shkruaj subjekte të tilla. Në një farë mënyre, kjo është një histori e secilit prej nesh, një histori e të gjithë botës. Nuk ka asnjë vend më interesant sesa Jeruzalemi”.
Për Jeruzalemin, nuk është vetëm një qytet i madh, por një ide, shkroi ai, “i vetmi qytet që ekziston dy herë – në parajsë dhe në tokë” dhe është aftësia e Montefiores që gërsheton brigjet qiellore dhe tokësore të kësaj historie të trazuar, histori e dyfishtë në një “biografi” që e bën Jerusalemin të shquar.
Duke vizatuar ekskluzivisht burimet primare, duke përfshirë mjaft burime arabe, të cilat nuk janë publikuar asnjëherë më parë në Angli, ai përcakton tonin për këtë mënyrë të guximshme, duke rinumëruar shkatërrimin 70 vjet pas Krishtit të Jeruzalemit nga gjenerali roman Titus në detajet e neveritshme. Gjaku ka vazhduar të rrjedhë lumë përgjatë shekujve e perandorive të njëpasnjëshme, por kjo është ironike, vëren Montefiore, që shtrihet në hirin e plaçkitjes së Titus “jo vetëm farat e judaizmit modern, por dhe të shenjtërisë së Jeruzalemit për Krishterimin dhe Islamizmin”.
Aq e madhe është mospërputhja midis qytetit së shenjtë të imagjinatës dhe qytetit tokësor saqë “Jerusalemi i ka bërë gjithmonë njerëzit të çmenden”, tha Montefiore, i cili tregon se më shumë se 100 njerëz çdo vit, të feve të ndryshme, pranohen në azilet e qytetit, duke vuajtur nga sindroma e Jeruzalemit, siç përshkruhet në gazetën angleze të Psikiatrisë në vitin 2000 si ‘dekompensim psikiatrik”.
“Çdokush mendon se ka një vizion autentik për Jerusalemin, kështu që kur një pelegrin shkon e sheh se nuk gjendet Kulla e Fildishtë dhe Portat prej ari që ata kanë ëndërruar për një vend të çrregullt, të zemëruar, kaotik, vulgar, ata janë shumë konfuzë.
“Sindroma e Jerusalemit çon në një formë të veçantë çmendurie”, tha Montefiore. “Por kjo ka një kuptim më të gjerë në atë që do të sundojë Jerusalemin në një formë që nuk është e vërtetë për ndonjë qytet tjetër dhe posedimi i Jerusalemit është gjithashtu një lloj çmendurie”.
Kjo është një çmenduri që ka zënë shumë burra shteti, politikanë e pushtues, profetë e patriarkë që popullojnë këtë tregim. Siç thotë Montefiore: “Çdo njeri që është dikush, nga Kaligula tek Çurçilli, ka luajtur rol për Jeruzalemin”. Ne kemi mësuar se Herodi i Madh ka lyer flokët e tij, Mark Antoni ka bërë seks me djem të rinj dhe i dërguari i Çurçillit është gjetur shpesh i varur në llambadarët e të dashurve të tij libanezë.
Gjeniu i vërtetë i Montefiores gjendet tek shpjegimi se si ky qytet shkretëtirë pa rëndësi strategjike, u bë “dëshira e çmimi i perandorive” dhe “i ndjelljes, si asnjë vend tjetër, së dëshirës për posedim ekskluziv”. Që nga fillimi i këtij historiani dhe novelisti 46 vjeçar – stër stër nipi i Sir Moses Montefiore, një nga filantropët më të famshëm çifutë të shekullit të 19 si dhe themelues i qytetit modern të Jerusalemit – dëshironte të shkruante “një histori të ndryshme”, një histori që mund të lexohet nga çdokush, që mund të tregohet nga individët e familjet, “qofshin ato mbretërore si Herods, Umayyads ose çifutët e vjetër, familjet armene dhe arabe të Jeruzalemit”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›