E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra në Afganistan, 17 akuza për ushtarin amerikan

SHBA- Rreshteri i ushtrisë amerikane Robert Bejls do të ngarkohet me 17 akuza për vrasjen e civilëve afganë. Mediat citojnë një “zyrtar amerikan” të ketë thënë se akuzat kundër Bejlsit po ashtu përfshijnë gjashtë pika të vrasjes në tentativë, gjashtë akuza të sulmit të rëndë, braktisje të detyrës dhe shkelje të ligjit ushtarak.

Bejls akuzohet se e ka lënë bazën e tij në Afganistanin jugor në mëngjesin e 11 marsit, ka shkuar në dy fshtara afgane dhe ka vrarë 9 fëmijë dhe shtatë të rritur, dhe në disa raste ka djegur trupat e tyre.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›