E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Kalimash, vdes fëmija 2–vjec, plagosen prindërit

KALIMASH- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 2-vjecari dhe plagosjen e dy prindërve të tij ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Kukës-Kalimash.

Nga hetimet paraprake policia bën me dije se si pasojë e aksidentit të rëndë ka vdekur Emiljano Dema 2-vjec, ndërkohë që prindërit e tij Asllan dhe Hirushe Dema kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e aksidentit, ndërkohë që mësohet se bashkëshortët Dema janë dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit për mjekime të mëtejshme.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›