E Diel, 1 Nëntor 2026

Shullazi kërkon gjykim të shkurtuar, Gjykata shprehet në 28 Mars

TIRANË-Gjykata e Tiranës pritet të shprehet në 28 mars të këtij viti për kërkesën e avokatit mbrojtes të Emiliano Shullazit i cili kërkoi sot në një seance të posacme, gjykim të shkurtuar.

Emri i personazhit të njohur të kronikave të zeza është lakuar shumë kohët e fundit pasi tre ditë më parë është ekzekutuar në Tiranë, miku i tij i fëmijerise Arlind Fuga.
Shullazi iu rikthye qelisë në nëntor të vitit te kaluar pasi u akuzua për armëmbajtje pa leje. Rastësi ose jo ai u gjet atëhere i armatosur shumë prane vendit ku mbeti i vrarë miku i tij, Arjan Selimi një personazh tjetër i njohur i botës së krimit.
Në vitin 2009, Shullazi ishte dënuar me 13 vite heqje lirie për trafikim të lëndëve narkotike ndërsa shumë vepra të tjera për të cilët ai akuzohej nuk u provuan.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›