E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimi i ‘Albpetrol’, Naco: Do rrisë të ardhurat e buxhetit, PS të analizojë situatën

TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço vlerëson se privatizimi i ‘Albpetrol’ do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shteti.

Gjatë fjalës së tij në në ceremoninë e hapjes së panairit "Ndërtime 2012" në pallatin e Kongreseve, Naco duke kujtuar se procesi i privatizimit të ‘Albpetrol’ ka nisur që në 2004, i bëri thirrje opozitës që të analizojë mirë situatën.

“Socialistët duan të fitojnë pozitë tek kryetari i tyre, të analizojnë mirë situatën”,- u shpreh Naco.

Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës parlamentare të 21 marsit pas 6 orë debatesh të ashpra kaloi pa votat e opozitës projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, "Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhim)" mes tyre dhe ndryshimet ligjore që parashikojnë privatizimin e kompanisë së naftës "Albpetrol".
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›