BE ngrin asetet e bashkëshortes së Bashar Al Asad
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë vendosur sanksione të reja ndaj Sirisë, kësaj here duke goditur bashkëshorten e presidentit Bashar Al Asad dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij. Shefat e diplomacisë së BE-së kanë vendosur ti ndalojnë Asma Al Asad udhëtimet në vendet e unionit dhe ngrirjen e aseteve të saj.
Bashkë me të edhe 11 persona të tjerë familjarë të presidentit sirian, i janë shtuar listës së sanksioneve ku natyrisht ka qënë përfshirë që në fillim vetë Bashar Al Asad. Por,vendimi nuk është i vlefshëm për Britaninë e Madhe, pasi Asma Al Asad ka lindur në Londër megjithëse është me origjinë siriane. Përpara takimit shefi i diplomacisë Ëilliam Hague tha se është shumë e rëndësishme që të rritet presioni ndaj regjimit sirian.
(el.me/news24/BalkanWeb)