E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata për gay-t, Avokati i Popullit: Spahiu të kërkojë ndjesë publike

TIRANE-Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar ndaj deklaratës së zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu për LGTB, duke e cilësuar fyese.

Në një njoftim për shtyp, Avokati i Popullit i kërkoi sot zyrtarit të lartë të qeverisë shqiptare të deklarohet menjëherë mbi vërtetësinë e këtij citimi dhe të kërkojë në mënyrë urgjente ndjesë publike nëse kjo deklaratë fyese dhe denigruese është qoftë edhe pjesërisht e vërtetë.

“Avokati i Popullit dënon fuqishëm çdo deklaratë dhe shprehje të këtij formati, që nuk ka asgjë të përbashkët me frymën e tolerancës, bashkëjetesës dhe diversitetit, si vlera tradicionale të shoqërisë shqiptare. Përvec kësaj deklarata të tilla nxisin dhunen dhe urrejtjen duke perbere keëhtu edhe një vepër penale”, citon njoftimi.

Duke e konsideruar këtë mendësi, si krejtësisht të papranueshme, Avokati i Popullit apelon çdo zyrtar shtetëror të çdo niveli, mbi papajtueshmërinë flagrante të këtyre deklaratave me procesin e intergrimit dhe vlerave europiane që mbart ky process, vlera të cilat përjashtojnë kategorikisht sjellje dhe mendësi të tilla.

Në një të përditshme, Spahiu u shpreh lidhur me festivalin e gay-ve në Shqipëri se “Ne jemi parti konservatore shqiptare, vlerësojmë trashëgiminë shqiptare si vlera të rëndësishme për një komb. Unë s’kam ndonjë koment tjetër, vetëm t’i kap në hu ato. Hu është fjalë dialektore, por besoj se kuptohet, ose thënë ndryshe shkop gome”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›