E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Houla, takohen Anan dhe Asad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad ka zhvilluar bisedime me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Kofi Anan.

Takimi i sotëm në Damask pason masakrën e 108 personave në Houla, shumica prej te cileve ishin gra dhe fëmijë.

Të hënën, Anan e ka quajtur masakrën një moment të tmerrshëm me pasoja të thella, duke thënë se kryerësit e saj duhet të mbahen përgjegjës.

Këshilli i Sigurimit ka dënuar përdorimin e artilerisë dhe të tankeve nga ana e ushtrisë siriane në Houla, ndërkohë që regjimi ka akuzuar luftëtarët e opozitës për masakrën.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›