Tërmeti 5.8 ballë godet Italinë, së paku 10 viktima
ITALI- Rritet bilanci i viktimave si pasoje e termetit qe ka goditur Italine.
Mediat italiane, raportojne per se paku 10 viktima, por flitet se numri mund te rritet edhe me.
Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik Amerikan, tërmeti i sotëm ka ndodhur 40 km në veri të Bolonjës dhe 60 km në lindje të Parmas në një thellësi prej 9.6 kilometrash.
Ai vlerësohet të ketë pasur një magnitudë prej 5.8 shkallë të Rihterit dhe nga raportimet e vazhdueshme bilanci eshte i dhimbshem.