Berisha: Rama, kur s’votove Kodin Penal ndihmove Serbinë apo Shqipërinë
KORCE-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama si aktor të bllokimit të reformave në vend e si pasojë frenim të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE.
Në një prononcim nga Korca ku ndodhet me rastin e festës së 7 Marsit, kreu i qeverisë theksoi se Rama me te gjitha veprimet që kreu ndihmoi qe Serbia te merrte statusin e vendit kandidat në BE.
“Nga ky tempull i dijes, i vokacionit perëndimor të kombit unë dua t’i shtroj një pyetje, z Edi Rama. Dje u zotove, dhe më erdhi mirë se the se do votojmë cdo gjë dhe s’kemi bërë cdo gjë, kemi cotuar gjtihcka që kërkohet në procesin e statusit e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Por, 10 ditë më parë, kur urdhërove grupin parlamentar që të mos votonte Kodin Penal, kur deklarove të bllokuara reformat, i bëre këto për të ndihmuar Shqipërinë apo Serbinë. Serbia e meritoi që e mori sepse Serbia nuk ka një forcë politike që nuk voton ligjet që i kërkohen. Në rast se mendohet se një javë para bllokohen dhe një javë me vonë u thuhet se po kontribuojmë duke zhbllokuar, kjo është një këngë, një melodi e trishtuar që shqiptarët e kanë dëgjuar për 43 vjet me radhë nga etërit e tyre dhe nuk e besojnë më”, u shpreh Berisha per mediat nga Korca
Kryeministri theksoi se, shqiptarët janë të angazhuar të integrohen në BE pasi vështirësitë e paraqitura janë të përkohshme.
Një ditë më parë ishte kryetari i PS Edi Rama që theksoi se qeveria ka dështuar në marrjen e statusit dhe se fajëson opozitën me pa të drejtë. Sipas Ramës, teksa opozita votonte Kodin Penal ne Kuvend, në BE diskutohej statusi i Shqipërisë për vend kandidat në BE, dhe në të njëjtin moment, shtoi kryesocialisti, ‘Berisha ëndërronte që ne të votonim kundër dhe të bëheshim shkak për mosmarrjen e statusit”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Rama, kur s’votove Kodin Penal ndihmove Serbinë apo Shqipërinë?