E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, betohen ministrat e rinj, skadon afati për pjesëmarrjen vullnetare në PSI

ATHINE - Dje në mbrëmje u njoftua një mini reformim i qeverisë greke pas largimit të z.Kristos Paputsis nga ministria e Mbrojtjes së Qytetarit dhe me vendim të Kryeministrit Luka Papadhimos: 

Mihalis Krisohoidhis ndermerr postin e ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, një post të cilin e njeh mirë dhe zv/ministër emërohet z.Eleftherios Ikonomu. 

Ministre e Zhvillimit, Konkurrencës dhe Marinës Tregtare vendoset Anna Dhiamantopulu. 

Ministër i Arsimit dhe Çështjeve Fetare vendoset z.Jorgos Babiniotis, profesor dhe ish-dekan i Universitetit të Athinës. 

Sot në orën 15:30 do të bëhet betimi i ministrave të rinj në prani të Presidentit të Republikës Karolos Papulias. 

Ndryshimet morrën shkas nga dorëheqja e ministrit të Brendshëm, i cili do të kandidojë për kreun e PASOK. 

* * *
Afati i fundit për pjesëmarrjen vullnetare në programin e shkëmbimit të bonove greke i njohur si PSI skadon sonte në mbrëmje dhe sipas informacioneve që transmetojnë agjencitë ndërkombëtare, pjesëmarrja do të arrijë në 75%- 80% të shumës totale të bonove greke që do të pësojnë «prerje». 

Bankierët informuan z.Venizelos, se vendosën që të propozojnë sot në këshillat e tyre administrative pranimin e plotë vullnetar të ofertës që i ofron shteti grek.
Kjo do të thotë se në «prerje» do të përfshihen edhe kreditë që janë dhënë nga bankat për ndërmarrjet publike DEKO, me garancinë e shtetit grek, të cilat vlerësohen në rreth 5 miliardë euro.

Optimist për përfshirjen e kreditorëve privatë në PSI greke u shfaq në televizion Ministri gjerman i financave Wolfgang Shable. Optimizëm të njëjtë ka shprehur edhe Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike Olli Rehn.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›