E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin reshjet e borës në Korcë dhe Pukë

KORCË- Kanë rinisur sot reshjet e deborës në gjithë qarkun e Korcës dhe të Pukë, ndërkohë që temperaturat janë ulur ndjeshëm në disa zona malore, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit.

Reshje dëbore me intensitet të ulët kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në gjithë qarkun e Korcës, ndërsa deri tani nuk raportohet për probleme. E njëjta situata edhe në rrethin e Pukës, ku reshjet e deborës kanë nisur prej mesnatës, ndërkohë që në segmentet rrugore janë krijuar shtresa akulli. Policia këshillon drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm në qarkullimin në këto akse.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›