E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Mësuesit, merita për realizimin e shtetit të pavarur

PRISHTINË-Mësuesit kanë merita të jashtëzakonshme për realizimin e shtetit të pavarur të Kosovës, tha pak më parë në mbledhjen e qeverisë kryeministri Hashim Thaçi, duke uruar 7 Marsin.

`“Kjo ditë na kthen kujtesën tek hapja e shkollës së parë shqipe dhe te angazhimi i pareshtur i rilindësve dhe mësuesve shqiptarë për emancipim të përgjithshëm kombëtar, kulturor dhe shkencor”, theksoi ai.
`Kryeministri Thaçi vlerësoi lart kontributin e mësuesve në të gjitha periudhat drejt lirisë dhe pavarësisë së shtetit më të ri evropian.

`“Punonjësit e arsimit në Republikën e Kosovës kanë merita të jashtëzakonshme edhe për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Kanë merita të jashtëzakonshme në përgatitjen e gjeneratave që vunë themelet e dijes, shkencës dhe institucioneve që mbrojtën identitetin kombëtar dhe realizuan krijimin e shtetit të pavarur, të lirë dhe demokratik të Kosovës”, tha kreu i qeverisë kosovare.
`Në urimin për Ditën e Mësuesit kryeministri Thaçi thekson se qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet edhe më shumë për thellimin e reformave në edukim, duke e bërë arsimin njërën nga komponentët themelore të zhvillimit ekonomik të Kosovës së re dhe evropiane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›