Lirohet me kusht shoferi i Gjykatës Kushtetuese
Ish-shoferi i Gjykatës Kushtetuese i kapur me
drogë, është liruar dje me kusht nga Gjykata e Tiranës.
Gjyqtarja e çështjes, Shefkie Demiraj, ka pranuar
kërkesën e të dënuarit, Gentian Alizoti, të cilit i kishte
mbetur edhe një vit burg nga dënimi i tij. Sipas
vendimit të dhënë, Alizoti nuk duhet të kryejë asnjë
vepër penale, në të kundërt duhet të vuajë edhe
dënimin që i ka mbetur. Alizoti u vu në pranga më
28 qershor të vitit 2006, tek Ura e Subashit, me 120 kg
kanabis sativa, teksa ishte duke udhëtuar në drejtim
të Tiranës, me automjetin e institucionit në të cilën
punonte. Së bashku me të u prangos edhe Armando
Gjinushi, ish-shofer i Kuvendit të Republikës. Ditën
e ngjarjes, dy ish-shoferët e institucioneve më të
rëndësishme janë nisur rreth orës 07.00 nga qyteti
i Delvinës në drejtim të Tiranës. Gjatë një kontrolli
në mjetin tip "Volksvagen" me targa TR 6874 E, e
cila drejtohej nga Armando Gjinushi, ku u gjetën 66
pako kanabis sativa i presuar me peshë 70 kg. Ndërsa
gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Hunday"
me targa TR 4807 J me drejtues Gentian Alizotin u
gjetën 49 pako me lëndë narkotike më peshë 50 kg.