Pranga burrit, dy vjet më parë shkaktoi vetëvrasjen e gruas
Kishte kërkuar me ngulm,
bashkë me vjehrrin, hetimin
e vetëvrasjes së bashkëshortes,
por nuk e kishte menduar se do
të arrestohej ai vetë për shkaktimin
e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Bëhet fjalë për arrestimin e Petrit
Gogës, i cili akuzohet se ka çuar
gruan drejt vetëvrasjes, madje e
ka shtyrë atë të kryejë këtë veprim,
duke i thënë "shko, mbytu në pus,
ose do të vras unë". Këto deklarata
janë zbardhur dy vjet pas vrasjes
së Mimoza Gogës, e cila u gjet
e mbytur në pusin që ndodhej
në oborrin e shtëpisë së tyre në
fshatin Haskolje. Në atë kohë,
burri i saj, Petrit Goga, deklaroi
se ajo ishte vetëvrarë pas dhunës
psikologjike që ishte ushtruar
ndaj saj nga të afërmit e tij, e kjo e
detyroi prokurorinë të hetojë më
thellë për këtë ngjarje. Ishte 4 maji
i vitit 2007, dita kur Petriti u kthye
nga puna dhe gjeti të mekur nga të
qarat dy fëmijët e vegjël. Pak metra
më tej, gruaja e tij, vetëm 29 vjeçe,
kishte humbur jetën. Ajo u gjet
e mbytur në një pus në afërsi të
shtëpisë së saj. Mimoza Goga ishte
nënë e dy fëmijëve, më i vogli prej
të cilëve vetëm dy muajsh. Prokuroria
e Tiranës kërkoi në atë kohë
që ngjarja të njihet si vetëvrasje,
por gjykata ka refuzuar të mbyllë
hetimet, duke urdhëruar nisjen
e menjëhershme të tyre për të
zbuluar një vrasje të mundshme.
Këtë vendim e ka marrë gjykatësi
Sokol Tona, i cili pasi ka studiuar
dosjen ka vendosur të mos e mbyllë
vdekjen e Mimoza Gogës si
vetëvrasje. Sipas tij, viktima kishte
denoncuar shpesh në polici për
konfl iktet brenda fi sit e për pasojë,
prokuroria duhet të hetojë më tej
dhe për gjykatën në këtë rast kemi
të bëjmë me një ngjarje kriminale.
Gjykatësi u referohej disa denoncimeve,
ku Mimoza pohonte se
ishte rrahur e gjakosur nga kunata
më e madhe. Nga provat e mbledhura
në vendngjarje dhe studimi
i rrethanave të saj, mendohet
se fëmija i madh i Mimozës të
ketë qenë dëshmitar i krimit. Por
gjykata ka kërkuar që ai të pyetet
në prani të psikologëve, ashtu
siç e parashikon ligji. Ndërkaq,
edhe vetë Petrit Goga këmbënguli
në atë kohë: "Nuk ma merr
mendja që të jetë vrarë vetë...".
Duke e konsideruar vdekjen e
Mimozës një çështje vetëm të fi sit,
kunati i saj u tha mediave atëherë
se duhet t‘i drejtohen shtetit për
këtë çështje. Petrit Goga jetonte
ende në fshatin Haskolje. Por më
vonë erdhi një tjetër deklaratë e
fqinjës së Petrit Gogës, e cila tha
se kishte dëgjuar atë mëngjes se
ai i kishte thënë Mimozës që të
shkonte të mbytej në pus ose do e
vriste. Madje, gjatë ekspertizës në
morg, u zbuluan edhe disa fraktura
të tjera, që nuk ishin shkaktuar
nga mbytja në pus, duke i
rritur edhe më shumë dyshimet
se vetëvrasja e saj ishte shkaktuar
nga dhuna fi zike dhe psikologjike.
Fillimisht u dyshua kunata, por
me deklaratat e mbledhura, dyshimet
erdhën te bashkëshorti,
që ditën e djeshme u arrestua.
Bashkëshorti akuzohet ta ketë
detyruar të shoqen të kryejë
vetëvrasje, dy ditë pasi ai e kishte
ngujuar në banesë pas një dhune
sistematike për shkaqe xhelozie.
Deklaratat që e kanë bërë të
dyshimtë burrin janë dhënë nga
vëllezërit e tij dhe kunatat, njëra
prej tyre e dyshuar si autore, por
që pas arrestimit të Petritit, ndaj
saj nuk ka më hetime.
bashkë me vjehrrin, hetimin
e vetëvrasjes së bashkëshortes,
por nuk e kishte menduar se do
të arrestohej ai vetë për shkaktimin
e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Bëhet fjalë për arrestimin e Petrit
Gogës, i cili akuzohet se ka çuar
gruan drejt vetëvrasjes, madje e
ka shtyrë atë të kryejë këtë veprim,
duke i thënë "shko, mbytu në pus,
ose do të vras unë". Këto deklarata
janë zbardhur dy vjet pas vrasjes
së Mimoza Gogës, e cila u gjet
e mbytur në pusin që ndodhej
në oborrin e shtëpisë së tyre në
fshatin Haskolje. Në atë kohë,
burri i saj, Petrit Goga, deklaroi
se ajo ishte vetëvrarë pas dhunës
psikologjike që ishte ushtruar
ndaj saj nga të afërmit e tij, e kjo e
detyroi prokurorinë të hetojë më
thellë për këtë ngjarje. Ishte 4 maji
i vitit 2007, dita kur Petriti u kthye
nga puna dhe gjeti të mekur nga të
qarat dy fëmijët e vegjël. Pak metra
më tej, gruaja e tij, vetëm 29 vjeçe,
kishte humbur jetën. Ajo u gjet
e mbytur në një pus në afërsi të
shtëpisë së saj. Mimoza Goga ishte
nënë e dy fëmijëve, më i vogli prej
të cilëve vetëm dy muajsh. Prokuroria
e Tiranës kërkoi në atë kohë
që ngjarja të njihet si vetëvrasje,
por gjykata ka refuzuar të mbyllë
hetimet, duke urdhëruar nisjen
e menjëhershme të tyre për të
zbuluar një vrasje të mundshme.
Këtë vendim e ka marrë gjykatësi
Sokol Tona, i cili pasi ka studiuar
dosjen ka vendosur të mos e mbyllë
vdekjen e Mimoza Gogës si
vetëvrasje. Sipas tij, viktima kishte
denoncuar shpesh në polici për
konfl iktet brenda fi sit e për pasojë,
prokuroria duhet të hetojë më tej
dhe për gjykatën në këtë rast kemi
të bëjmë me një ngjarje kriminale.
Gjykatësi u referohej disa denoncimeve,
ku Mimoza pohonte se
ishte rrahur e gjakosur nga kunata
më e madhe. Nga provat e mbledhura
në vendngjarje dhe studimi
i rrethanave të saj, mendohet
se fëmija i madh i Mimozës të
ketë qenë dëshmitar i krimit. Por
gjykata ka kërkuar që ai të pyetet
në prani të psikologëve, ashtu
siç e parashikon ligji. Ndërkaq,
edhe vetë Petrit Goga këmbënguli
në atë kohë: "Nuk ma merr
mendja që të jetë vrarë vetë...".
Duke e konsideruar vdekjen e
Mimozës një çështje vetëm të fi sit,
kunati i saj u tha mediave atëherë
se duhet t‘i drejtohen shtetit për
këtë çështje. Petrit Goga jetonte
ende në fshatin Haskolje. Por më
vonë erdhi një tjetër deklaratë e
fqinjës së Petrit Gogës, e cila tha
se kishte dëgjuar atë mëngjes se
ai i kishte thënë Mimozës që të
shkonte të mbytej në pus ose do e
vriste. Madje, gjatë ekspertizës në
morg, u zbuluan edhe disa fraktura
të tjera, që nuk ishin shkaktuar
nga mbytja në pus, duke i
rritur edhe më shumë dyshimet
se vetëvrasja e saj ishte shkaktuar
nga dhuna fi zike dhe psikologjike.
Fillimisht u dyshua kunata, por
me deklaratat e mbledhura, dyshimet
erdhën te bashkëshorti,
që ditën e djeshme u arrestua.
Bashkëshorti akuzohet ta ketë
detyruar të shoqen të kryejë
vetëvrasje, dy ditë pasi ai e kishte
ngujuar në banesë pas një dhune
sistematike për shkaqe xhelozie.
Deklaratat që e kanë bërë të
dyshimtë burrin janë dhënë nga
vëllezërit e tij dhe kunatat, njëra
prej tyre e dyshuar si autore, por
që pas arrestimit të Petritit, ndaj
saj nuk ka më hetime.