Masakra, zhvarroset polici i vrarë
Në prani të një grupi prokurorësh të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të familjarëve, të banorëve të qytetit të Tepelenës dhe të autoriteteve të Prefekturës së Gjirokastrës dhe Tiranës, dje është zhvarrosur nga varrezat publike të Tepelenës trupi i ish-oficerit të policisë, Gjergji Mehmeti, i cili u dogj së gjalli gjatë ngjarjes tragjike të datës 4 mars 1997, në Qafë-Gjashtë të rrethit Sarandë. Prokurori i Krimeve të Rënda Adnan Xholi, i pranishëm në procesin e zhvarrimit, tha për gazetën "Shqip" se "rihapja e procesit hetimor për ngjarjen e 4 marsit të vitit 1997 e bëri të domosdoshëm ekspertimin e trupit të ish-oficerit të policisë, Gjergji Mehmeti, procedurë që imponohet nga fakti se në ditët e ngjarjes organet e hetimit në disa zona të jugut nuk kanë qenë funksionale".
Ekspertiza
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rëndë bënë të ditur dje se me ndihmën e mjekësisë ligjore është arritur në përfundimin se Gjergji Mehmeti është vrarë gjatë hedhjes së një granate në automjetin me të cilin udhëtonte nga Vlora në Sarandë. Në vijim të ekspertizës, grupi hetimor saktëson se në trupin e Mehmetit janë evidentuar dhe disa predha fishekësh kallashnikovi, çfarë ka ngritur dyshimin se autorët e vrasjes, pasi kanë hedhur granatën, kanë shkuar në afërsi të automjetit dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku. Grupi hetimor deklaron se autorët, tashmë të arrestuar, e kanë kryer krimin, pasi dyshonin se oficeri i policisë ishte gjallë. Një gjë e tillë, sipas hetuesve, ngre dyshimin se të arrestuarit kanë pasur si synim ekzekutimin me çdo mjet të oficerëve të policisë dhe se ngjarja nuk ishte aksidentale. "Nga këqyrja e eshtrave të ish-oficerit të policisë, Gjergji Mehmeti, është arritur në konkluzionin se autorët e ekzekutimit kanë pasur si synim vrasjen dhe torturimin e punonjësve të policisë. Ata kanë përdorur granata dhe armë automatike për asgjësimin e tyre", thanë burimet nga akuza qendrore. Sipas tyre, raporti i mjekësisë ligjore për Gjergji Mehmetin do të përdoret si provë e organit të akuzës kundër të arrestuarve të masakrës së Qafë-Gjashtës.
Nderimi
Pas përfundimit të procesit të riekspertizës, arkivoli me trupin e ish-oficerit të djegur në vitin 1997 në Qafë-Gjashtë u vendos në hollin e Qendrës Kulturore "Mustafa Matohiti" të qytetit të Tepelenës. Disa të rinj dhe policë qëndruan para fotografisë dhe arkivolit me eshtrat e ish-oficerit të policisë, Gjergji Mehmeti, ndërkohë që dhjetëra qytetarë, policë, përfaqësues të strukturave të qeverisjes vendore të Qarkut të Gjirokastrës, Bashkisë së Tepelenës, përfaqësues të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut, të prefekturave të Gjirokastrës dhe Tiranës, bashkëmoshatarë të dëshmorit dhe familjarë të tij bënë homazhe në nderim të kujtimit të tij. Burime që i referohen Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bënë të ditur së arkivoli me eshtrat e dëshmorit Gjergji Mehmeti do të rivarroset në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë.