TANI i TOP-it, si të mëdhenjtë e Silicon Valley
Kur vjen fjala te njerëzit më të mëdhenj të globit, na shkon mendja tek individë që janë vënë në qendër të ngjarjeve botërore në çaste veçanërisht të rëndësishme të historisë së njerëzimit. Natyrshëm me mendje rendisim Jul Çezarin, Xhenxhis Khanin, Çurçillin, Stalinin etj. Me pak fjalë, njerëz që kanë luajtur rol të dorës së parë, vjen fjala, te konfliktet ushtarake apo pushtimet me shtrirje të gjera. Por që, gjithsesi, në kontekstin gjithëpërfshirës historik, mbetën në plan të dytë krahasuar me liderë fetarë e politikë, si Muhamedi, Krishti apo Buda, të cilët i kanë dhënë trajtat njerëzimit që njohim sot. Ndoshta për çudinë e shumë prej nesh, në listat e njerëzve më të rëndësishëm në histori, gjejmë sot të renditur - më lart se të parët dhe më poshtë se të dytët - mendje të ndritura shkencore, si ajo e Isak Njutonit apo ajo e Albert Ainshtainit, por edhe individë si Johan Gutenbergu, merita personale e të cilit fillon dhe mbaron me një arritje teknologjike: shpikjen e shtypshkronjës.
Ndërkaq, gjatë dekadave të fundit, falë globalizimit dhe sidomos shfaqjes së epokës së elektronikës, po njihemi me një lloj tjetër njeriu të madh, atë që di të përqafojë teknologjinë e re informative, që rëndom quhet "High-Tech". Dhe sot janë pikërisht Bill Geits-ët, Stiv Xhobs-ët, Lerri Peixh-ët, të cilët po i japin trajtat sociale, ekonomike e politike gjithë njerëzimit. Këtë nuk e bëjnë as përmes miliardave që i kanë renditur në listat e njerëzve më të pasur në rruzull, e as përmes pushtetit që ua garantojnë me bollëk "Microsoft", "Google" apo "Apple Computers" - shumëkombëshe që tashmë shtrihen edhe në qoshet më të humbura të globit - por duke u ofruar banorëve të tokës mundësinë për të komunikuar me njëri-tjetrin në kohë reale.
Këta njerëz qenë të aftë të nuhasnin më shumë se kushdo tjetër potencialin që bart me vete informacioni dhe shpejtësia me të cilin transmetohet në një epokë, ku gjithçka është informacion. Është e kotë të thuhet se tashmë, me kalimin nga epoka postindustriale në atë të shkencës dhe të dijes, është Silicon Valley qendra e re nevralgjike e jetës amerikane, që korrespondon edhe me djepin e këtyre vizionarëve. Ajo, për të cilën jemi bërë më të ndërgjegjshëm këto ditë, pas aksidentit tragjik ku humbi jetën Presidenti i grupit mediatik "Top Media", është se edhe në Shqipërinë e varfër e me një mijë probleme, deri dje jetonte një njeri me vizione të tilla. Sot, në mediat tona dhe të huaja, dëgjojmë të përsëritet, se në vendin tonë po aplikohej gjerësisht një teknologji që nuk kishte gjetur ende hapësirë edhe në vende ndër më të zhvilluarat e globit. Menjëherë pas vdekjes së Tanit të TOP-it, media prestigjioze "Reuters" vërejti se platforma e kanaleve "High Definition" ishte më e pasur se çdo tjetër e këtij lloji në Evropë.
Si pak vende të tjera, Shqipëria arriti të prodhonte një individ të vetëm me vizione të të tilla përmasave, në gjendje t‘i vinte shqiptarët në kontakt me transmetimet dixhitale, tokësore dhe satelitore, transmetimet në telefoninë celulare dhe së fundi, në teknologjinë më të përparuar HD. Ishte pikërisht kjo përqasje ndaj arritjeve më të fundit teknologjike që mundësoi krijimin e një perandorie të mirëfilltë mediatike, e aftë jo vetëm të shndërronte shijet televizive të shqiptarëve, por edhe të nxiste fenomene kaq të rëndësishme sa është hapja e shoqërisë. Madje, edhe më tepër se kaq: një intelektual i njohur kosovar vërejti se përveç teknologjisë së përparuar dhe modernizimin e komunikimit, që ofroi, e që edukuan shije dhe standarde të reja, Dritan Hoxha "ka meritën e padiskutueshme që me punën e tij bashkoi shpirtin shqiptar kudo ku jeton". Dhe me të vërtetë, Tani i TOP-it, përmes teknologjisë, diti si askush tjetër jo vetëm të zbardhte ditët e errëta të varfërisë së shqiptarëve në Shqipëri, por edhe të shkurtonte në zero distancat mes shqiptarëve.