Masakrimi i nenes se Lul Cakes, si u zbardh

Njeri nga te akuzuarit per masakrimin e Xhevrije Cakes, Fatmir Emini, eshte marre ne pyetje shume here nga grupi hetimor qe ne castet e arrestimit te tij dhe gjate periudhes qe ai ka qene duke vuajtur denimin. Sipas burimeve policore fierake mesohet se automjeti i tij tip "Benz 240", ngjyre vishnje, qe disa kohe me pas ishte lyer ne ngjyre gri, e ka tradhtuar Fatmir Eminin. Kjo pasi ne te jane gjetur gjurme gishtash, nderkohe qe kane qene edhe kater deshmitare okulare, qe kane pare ngjarjen dhe kane deshmuar per policine. Po sipas ketyre burimeve, mesohet se kane qene Artan dhe Bledar Yzeiri ata qe e kane rrembyer nenen e Lul Cakes te porta e pasme e godines se Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit.
Rrembimi
Xhevrije Caka kishte ardhur ne Fier per te takuar djalin e saj, Lulin, i cili ishte duke vuajtur denimin ne dhomat e paraburgimit. Ne vjeshten e vitit 1997, Lulzim Caka, nje personazh i njohur i botes se krimit, qe tashme po vuan denimin ne burgun e Peqinit per nje seri vrasjesh dhe grabitjes, eshte konfrontuar per radhen e larjes se makinave ne nje lavazh prane Uzines se Plastmasit te Lushnjes, me Pellumb Eminin. Ky i fundit njihej si personazh i dhunshem ne zonen e Fierit, ndonese ate dite mesohet se kishte qene eskorte e nje deputeti te zones. Ne grindje e siper, Caka kishte marre automatikun duke qelluar ne drejtim te Eminit, por pa mundur ta vrase per momentin. Por nuk ka mundur t'i shpetoje ekzekutimit fieraku. Caka ka mbledhur miqte e bandes se Karbunares, te kryesuar nga djali i tezes se tij, Loshi, dhe pas nje ndjekjeje me makine, e kane bllokuar prane spitalit te qytetit. Pellumb Emini mbeti i vrare gjate shkembimit te zjarrit me njerezit qe kishte grumbulluar Lul Caka. Dy vjet me vone, ne vitin 1999, ndersa priste t'i conte ushqime te birit, Xhevrije Caka nga fshati Samatice i rrethit te Beratit, u rrembye te dera e Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit. "Ata e kane hipur me force ne makinen tip "Benz 240" te Fatmir Eminit dhe e kane cuar ne pyllin prane lumit Seman, ku i priste Fatmir Emini, pohojne keto burime. Aty 52-vjecarja eshte torturuar, perdhunuar e me pas eshte qelluar me arme zjarri, duke i shkaktuar vdekjen". Ne dosjen hetimore eshte shenuar se nje dite me pas, gjoksi i prere i 52-vjecares eshte mbeshtjelle me leter dhe i eshte derguar Lul Cakes ne qeli ne Fier.
Krimet e vjetra
Ne vitin 1999 filloi per here te pare hetimi per kete ngjarje, pa mundur te gjenden autoret, ndersa dokumentimi i pare eshte bere me daten 2 mars te vitit 2000. "Lidhur me kete ngjarje, pas nje takimi te bere mes krereve te Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit dhe Prokurorise se ketij rrethi, ka rifilluar procedimi penal me 10 tetor te vitit 2007", pohojne burimet zyrtare te policise fierake. Jane dashur afro 7 muaj hetime te tjera, derisa grupi i posacem hetimor arriti te zbardhe dhe te dokumentoje masakrimin e 52-vjecares. Vetem pas mbledhjes dhe dokumentimit te provave te reja u arrit te zbulohet se masakrimi i Xhevrije Cakes u krye ne shenje hakmarrjeje ndaj nje vrasjeje te meparshme, asaj te Pellumb Eminit. Gjate marrjes ne pyetje gjate gjithe kesaj periudhe policia dhe prokuroria e Fierit dhe Lushnjes kane hetuar paralelisht, duke e pyetur edhe per vrasje te tjera qe Fatmir Emini eshte dyshuar se i kishte kryer. Automjeti "Benz 240" me ngjyre vishje qe eshte perdorur per vrasjen e kryetarit te komunes Kutalli, ne rrethin e Beratit, ka rezultuar i njejti mjet me ate qe ka rrembyer nenen e Lul Cakes, por tashme i lyer me ngjyre gri. Grupi hetimor, pasi ka bere edhe gervishtjen e "Benzit" ne disa pjese, ka dale ne perfundim se poshte bojes gri ka dale ajo vishnje. Nderkohe mesohet se punonjesit e Sektorit te Hetimit te Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit po punojne per zbardhjen e nje morie dosjesh, ngjarjet e te cilave kane zene fill ne vitin 1997 e per te cilat akuzohen emra te njohur te botes se krimit ne Fier, Lushnje e Berat.
Caka-Emini, zinxhiri i vrasjeve ne 4 vite
Pas vrasjes se Pellumb Eminit dhe vellait te Lul Cakes, Bardhoshit, zinxhiri i krimeve ka vazhduar deri disa vjet me pare. Me 6 janar te vitit 2001, nepermjet nje sharre, Lul Caka arriti te priste hekurat dhe te largohej nga qelia per t'u hakmarre per perdhunimin dhe vrasjen e nenes se tij, Xhevries dhe vellait, Bardhoshit. Me 22 mars te vitit 2001, ai vrau dy personat e dyshuar per vrasjen e vellait, Valter Bega, 21 vjec dhe Maringlen Cami, 22 vjec. Me 23 qershor te vitit 2001, akuzohet se vrau Arben Hoxhen, njerin prej pinjolleve te fisit ne hasmeri te Hoxhajve, derisa me 24 dhjetor te vitit 2001 arrestohet rastesisht, ne nje operacion per emigrantet e paligjshem ne Foxhia te Italise.