E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fusha dhe Borici, krime te tjera ne dosjet e vjetra

Krime te reja duket se do te rendojne mbi dy nga personat e cilesuar si "me te rrezikshmit" na Qarkun e Fierit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bejne te ditur se mbi Luan Fushen dhe Agim Boricin pritet qe se shpejti te ngrihen akuza te tjera. Prej rreth pese muajsh, Sektori i Hetimit te Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit po zhvillon nje pune intensive dhe voluminoze per zbardhjen e te gjitha ngjarjeve te vjetra. Dosjet po plotesohen me prova te reja, me marrje deklaratash prej deshmitareve okulare te ngjarjeve, si dhe me gjurme gishtash. Sipas burimeve zyrtare nga kjo drejtori policie, mesohet se tashme personat e inkriminuar e te implikuar, qe ndodhen si brenda dhe jashte vendit, po mbahen ne pergjim telefonik, si dhe me metoda te specializuara te zbardhjes se krimit dhe marrjes se provave. Te njejtat burime informacioni pohuan faktin se bashkepunimi midis policise se Fierit dhe prokurorise ka filluar te jape frytet e para, duke prangosur Luan Fushen. I njohur me pseudonimin "Pishtari", ai konsiderohet kreu i bandes se Divjakes. Burimet pohojne se Fusha ka hyre ne rrugen e krimit ne vitin 1997, pas vrasjes se te vellait prej bandes se Loshit te Karbunares. Pas vrasjes se vellait te Fushes, vellezerit Edmond dhe Dhimiter Bashuri shkuan ne Itali. Pasi jane kthyer ne Divjake, Luan Fusha ngarkoi kusheririn e tij, Armand Kokoneshin, qe t'i nxirrte ne prite dy vellezerit, te cilet konsideroheshin si bashkepunetore te Loshit. Kokoneshi e kreu porosine dhe i solli ne nje lokal, ku Luan Fusha i priti me nje bresheri kallashnikovi. Pas ngjarjes, Armand Kokoneshi eshte larguar me vrap, por Luan Fusha e ka ekzekutuar edhe ate vetem pak metra para se ai te shkonte ne shtepine e tij. Burimet policore pohojne se Fusha ishte mjeshter ne zhdukjen e gjurmeve dhe deshmitareve te ngjarjes. "Vellezerit Bashuri, pohojne burimet policore, nuk ishin pjesetare te bandes se Loshit te Karbunares, por i shoqeronin ata kur vinin ne Divjake per dreka e darka". Fusha akuzohet per 10 vrasje e pese plagosje, ku nje pjese e mire e ketyre veprave te tij jane te dokumentuara. Ndersa Agim Borici akuzohet edhe per tre vrasje te tjera ne Fier, nder te cilat ekzekutimi me pistolete me silenciator i Edi Binxhos nga Patosi. Krimi ndodhi ne prill te vitit 1998 dhe deri tani dosja nuk kishte autor.

X. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›