E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrimi i plakut, arrestohet bashkefshatari

FIER- Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes se 70-vjecarit, Ferit Hoxha, i cili u gjet i vdekur mengjesin e djeshem ne fshatin Kuqar te Patosit, ku ai banonte. Burime zyrtare te policise se qarkut Fier bene te ditur se autori i dyshuar i kesaj ngjarjeje, eshte bashkefshatari i tij Veli Nuhaj, edhe ky 70 vjec. Trupi i Hoxhes u gjet i pajete nga nipi i tij. Sipas policise, dyshohet se krimi ka ndodhur per motive pronesie. Nga veprimet hetimore u konstatua se kufoma ishte me plage e hematoma ne pjese te ndryshme te trupit, te cilat ishin shkaktuar nga mjete te forta mprehese dhe shpuese. Hoxha kishte dy plage, nje ne koke dhe tjetra ne trup. Rreth ores 22:00 te se enjtes, Ferit Hoxha kishte dale nga banesa pasi e kishte kerkuar dikush dhe me pas nuk ishte kthyer me.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›