Bie makina ne lume, mbyten daje e mbese
Gramsh-Nje aksident i rende, ka ndodhur dje pasdite ne rrethin e Gramshit. Nje automjet me dasmore, qe po udhetonte nga fshati Gribe drejt Gramshit, ka rene ne lumin Sojnik, duke shkaktuar 2 viktima, ndersa dy te tjere, kane mundur te mbijetojne. Viktima te ketij aksidenti te rende jane Ilir Mema 33 vjec dhe mbesa e tij 17-vjecare, M.R, te cilet nuk kane mundur dot te dalin nga lumi. Nga kjo ngjarje kane mbijetuar drejtuesi i mjetit Eduart Kadiu 32 vjec dhe pasagjeri Artan Hysa, 33 vjec.
Ngjarja
Aksidenti i rende ka ndodhur rreth ores 17.00 te pasdites se djeshme, kur automjeti fuoristrade me targa te Lushnjes LU 1379 C, ku udhetonin shoferi i mjetit Eduart Kadiu, Artan Hysa, Ilir Mema dhe 17 vjecarja M.R, eshte permbysur duke rene ne lumin Sojnik te rrethit te Gramshit. Sipas policise se ketij rrethi, drejtuesi i mjetit Eduart Kadiu dhe pasagjeri Artan Hysa kane mundur te mbijetojne, duke dale nga makina ne momentin e permbysjes se saj. Ndersa daja dhe mbesa e tij, kane rene bashke me makinen ne lume.
Operacioni
Per ore te tera rreth 50 forca policore te Reneas jane munduar te shpetojne dy pasagjeret e tjere qe ndodheshin ne makine. Por per shkak te rrjedhes se rrembyeshme te lumit te fryre, kjo gje ka qene e pamundur. Aksioni ka vazhduar deri ne oret e vona, mbeshtetur edhe nga mjetet zjarrefikese dhe autoambulancat. E gjitha ka rezultuar e kote, pasi daje e bije, kane rezultuar se jane mbytur dhe nxjerrja e automjetit nuk eshte bere dot i mundur. Mesohet se viktimat ishin te ulur ne pjesen e pasme te makines. Automjeti eshte perfshire nga ujerat, ne momentin qe drejtuesi i saj, po tentonte te kalonte permes lumit ne anen tjeter te rruges. Prurjet e shumta te lumit per shkak te rreshjeve te rena papushim, kane fundosur makinen duke mos i lene mundesi shoferit te manovronte. Mungesa e nje ure ne lumin e fshatit Sojnik, ka detyruar drejtuesin e mjetit te ndermarre kete aventure me pasoje fatale per jeten e dy pasagjereve.
Te mbijetuar
Eduart Kadiu, 32 vjec
Artan Hysa, 33 vjec
Viktimat
Ilir Mema, 33 vjec
M.R, 17 vjec