Masakrohet gazetari Luan Kondi
Artan Cena
Tirane - Goditet gazetari Luan Kondi, zv. kryeredaktor i gazetes "Albania". Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, perpara redaksise ku punon Kondi. Nderkohe qe Policia e Tiranes tha dje ne nje komunikim zyrtar se, ka ndaluar nje person si te dyshuar, qe eshte Leonard Pellumb Zani, 34 vjec. Nderkaq qe kishte dhe nje perplasje mes Policise se Tiranes dhe asaj te Shtetit. Policia e kryeqytetit tha se, ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta, nderkohe qe ne nje tjeter komunikim, Policia e Shtetit tha se, ngjarja eshte duke u hetuar pa percaktuar shkaqet. Nderkaq qe, per dhunimin e Kondit, ka reaguar dhe qeveria, ku me ane te nje komunikimi, ka kerkuar zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje te rende dhe venien para drejtesise te autoreve te dyshuar. Dhe Partia Socialiste, reagoi, duke denuar dhunen e ushtruar ndaj medias se pavarur ne ambientet e saj.
Rrefimi
Diten e djeshme, gazetari Luan Kondi, ka treguar momentet kur eshte goditur nga disa persona, te panjohur per te. "Persona te panjohur filluan te me godisnin, nuk e pashe se nga dolen. Nuk e merrja vesh se, nga po me godisnin, pasi gjendesha nen bresherine e grushteve. Kam ngritur koken lart dhe kam kerkuar ndihme. Personat qe me ndihmuan me thane qe ishte nje makine me targa te Krujes, ata e kishin shenuar dhe me pas kur kam denoncuar, ja kam dhene dhe policise. Nuk e di se, pse kane filluar te me qellojne, pasi nuk kam bere asnje gje qe t'i kem borxh dikujt. Personat nga menyra se si me erdhen, ne momentin kur po shkoja ne pune, duhet te kene qene aty. Une mendoj se gjithcka lidhet me detyren qe une kryej ne gazete", ka thene Kondi.
Policia
Pas goditjeve te marra nga persona te paidentifikuar, gazetari Luan Kondi ka bere denoncimin ne polici. Gjate dites se djeshme, reagoi Policia e Tiranes dhe ajo e Shtetit, duke u perplasur me njera-tjetren. "U konkludua se motivi i kesaj grindje, permes shtetasit Luan Kondi dhe Leonard Zani, ka filluar pas nje debati per motive te dobeta", thuhej ne deklaraten e Policise se Tiranes, nderkohe qe ne ate te Policise se Shtetit, thuhet se, "po punohet nga specialistet e policise per te sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes". Sipas Policise se Shtetit, Komisariati numer 3, Tirane, i angazhuar maksimalisht per te zbardhur teresisht autorin dhe motivet e ketij incidenti, munden te identifikojne autoresine e kesaj ngjarje, i cili dyshohet te jete Leonard Zani, 34 vjec, lindur e banues ne Tirane.
Qeveria denon ashper dhunen ndaj gazetarit
TIRANË - Dhe qeveria ka reaguar per dhunen e ushtruar ndaj gazetarit Luan Kondi, me detyre zv. kryeredaktor i gazetes, "Albania". "Kryeministri Sali Berisha denon me ashpersine me te madhe agresionin ndaj gazetarit te gazetes "Albania", Luan Kondi. Kryeministri Berisha e cileson agresionin si nje akt te shemtuar kriminal dhe u ka kerkuar organeve kompetente, gjetjen dhe venien perpara ligjit te agresorit per aktin e tij te rende", thuhet ne nje komunikaten zyrtare te Kryeministrise.
PS, Ulqini: Qeveria te distancohet nga dhuna ne media
TIRANË - "Qeveria te distancohet nga dhuna fizike e ushtrua mbreme, mbi zevendes-kryeredaktorin e gazetes 'Albania', dhe te ndaloje dhunuesit", tha nje dite me pare deputeti i PS-se dhe anetari i Komisionit Parlamentar te Medias, Musa Ulqini.
"Klima e marredhenieve te qeverise me mediat, po jep shenja shume shqetesuese acarimi, ne dem te lirise se shtypit, ne kushtet kur dhunohen gazetaret, e kur media te pavarura kercenohen ne ekzistencen e tyre, me nxjerrje arbitrare nga godinat e punes.
Te gjithe e dime se njeriu qe duhet te pergjigjet, quhet Sali Berisha", perfundoi anetari i komisionit parlamentar te medieve, Musa Ulqini.