E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazeta "Albania", kunder Policise se Tiranes

Redaksia e gazetes "Albania" proteston ne menyre energjike dhe me indinjate, ndaj pretendimit zyrtar te Drejtorise se Policise se Tiranes, lidhur me dhunimin e zevendes- kryeredaktorit te gazetes "Albania", z. Luan Kondi. Ne deklarate pretendohet se akti eshte kryer nga Leonard Zani per motive te dobeta, ndersa ende nuk eshte bere ballafaqimi i te ndaluarit me zevendes-kryeredaktorin Kondi. Per te sqaruar opinionin publik, gazeta "Albania" sakteson se:

1. Ngjarja ka ndodhur dje ne dreke rreth ores 15:00 vetem pak hapa larg, deres se godines se "Vizion Plus", ku ndodhen dhe ambientet e gazetes.

2. Agresoret nuk kane zhvilluar asnje lloj debati paraprak me zotin Kondi, por njeri prej tyre vetem sa e ka pyetur nese punonte ne gazeten "Albania" dhe porsa Kondi ka pohuar, ata e kane goditur.

3. Gjate komunikates se saj Policia e Shtetit shprehet me termin "agresori". Ne fakt vete Kondi pasditen e djeshme ka deklaruar ne Komisariatin numer 3, se eshte goditur nga kater persona, te panjohur per te. Policia e Shtetit e administron kete deshmi, ndersa nuk ka dhene asnje shpjegim se cilet jane tre personat e tjere. Qe pas deklarates se djeshme te Kondit, ne Komisariatin Nr. 3, (ku ai beri dhe denoncimin), ai nuk eshte pyetur me prej hetuesve, per te bere ballafaqimin lidhur me pretendimet e personit te ndaluar.

4. Gazeta "Albania", kerkon te dije se si mundi policia te shpalle vetem nje agresor, ndersa gazetari e zevendes-kryeredaktori i dhunuar, Luan Kondi, ka nenshkruar nje deklarate te tijen ne polici, ku ka denoncuar dhunimin nga kater persona. Kjo deklarate e Kondit mbeshtetet dhe nga deshmitaret okulare, te cilet ndodheshin prane vendit te ngjarjes ne momentin kur Kondi eshte dhunuar. Cilet jane tre personat e tjere?! Si mundet policia te mos konsideroje deshmine e Kondit dhe te dale ne konkluzion, pa verifikuar me pare nese personi i ndaluar prej saj, (shtetasi Leonard Zani) nuk eshte duke fshehur persona te tjere qe lidhen me dhunimin e gazetarit?!

5. Si mundet policia te dale ne konkluzionin se dhunimi i Kondit ndodhi per "arsye te dobeta", ne nje kohe qe vete Kondi nuk ka lexuar ende deshmine e personit te ndaluar, e per me teper ka deklaruar se nuk i njihte aspak personat qe e dhunuan?!

Per sa me siper redaksia e gazetes "Albania" i hedh poshte dhe i quan spekulime dhe dezinformime te dhenat e ofruara nga Drejtoria e Policise se Tiranes, e cila ka hedhur ne treg nje konkluzion te pavertete, i cili ka dale si rezultat i arsyeve qe vetem kjo Drejtori mund t'i dije dhe jo si rezultat i veprimeve hetimore te parashikuara ne legjislacionin shqiptar. Reagimi publik i Drejtorise se Policise se Tiranes, ka paragjykuar ne menyre spektakolare ngjarjen dhe ka spekuluar publikisht me te verteten, duke hedhur me pa te drejte ne treg versione, te cilat cenojne dinjitetin dhe personalitetin e gazetarit te dhunuar Luan Kondi.

Ky reagim i gazetes "Albania" eshte mbeshtetur dhe mirekuptuar dhe nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit e cila ka hedhur poshte deklaraten e Drejtorise se Policise se Tiranes duke konfirmuar publikisht se: "Aktualisht, shtetasi Leonard Pellumb Zan,i ndodhet i shoqeruar ne ambientet e Komisariatit Nr.3 Tirane. Nderkohe, po punohet nga specialistet e policise per te sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes".

Me respekt Redaksia e gazetes "Albania"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›