Panair pune studentet e UET-se perballe biznesit

Në prag të përfundimit të këtij viti shkollor, Universiteti Europian i Tiranës u ka krijuar mundësinë studentëve të viteve të katërta dhe të pesta të bëhen pjesë e një panairi pune. Rreth 30 kompani biznesi janë ftuar të intervistojnë këta studentë për mundësi konkrete punësimi në degë, si drejtësi, manaxhim e marketing.
“Universiteti Europian i Tiranës ka zhvilluar në themel të tij edhe disa shërbime që përfshijnë mbështetjen e studentit për të kërkuar punë me kohë të plotë si dhe ndërmjetësimin e praktikave mësimore efektive pranë insitucioneve dhe kompanive të mëdha”-tha Teuta Dobi, Presidente e UET-së.
“Mendoj se shkolla jonë na jep një mundësi për t’u njohur me tregun e punës dhe për të parë se sa të aftë jemi”-thotë një studente.
Panairi i punës është kthyer në një traditë të përvitshme nga ky universitet dhe sipas drejtuesve ka dhënë rezultate konkrete duke i ndihmuar studentët me rezultate të mira në punësim konkret.
Aurela Papadhima