E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakroi gruan me thike kater dite me pare arrestohet ne Tropoje Ismet Hysaj

Polici Hysaj qendronte i fshehur te te afermit e vet ne Tropoje pasi vrau me thike bashkeshorten dhe u arratis nga vendi i ngjarjes

Pas kater dite kerkimesh dhe negociatash me te afermit policia ka mundur te gjeje dhe te vere ne pranga diten e djeshme policin 40-vjecar qe masakroi me thike gruan diten e Kurban Bajramit. Burime te policise bejne me dije se 40-vjecari Hysa ishte fshehur tek te afermit e tij ne Tropoje. Hysa ishte shpallur ne kerkim pasi me 6 nentor diten e Kurban Bajramit pas debateve te forta me bashkeshorten e tij 24-vjecare Jetlira Doci e ka goditur disa here me thike duke e lene te vdekur ne vend duke u arratisur me pas me vajzen e tyre 2-vjecare. Dy dite me pare policia gjeti tek te afermit e tij ne Tirane vogelushen dy-vjecare te cilen Ismet Hysaj e kishte marre me vete diten kur kreu krimin. Sipas deshmive te marra ne polici Jetlira Doci gruaja me te cilen bashkejetonte pa kurore polici privat Ismet Hysaj punonte si kameriere ne nje lokal ne Tirane.


Ngjarja
Motivi i xhelozise eshte shkaku kryesor per te cilen dyshohet te kete ndodhur ngjarja. Nga komshinjte e ciftit Hysaj pohohet se bashkeshortet kishin disa kohe qe grindeshin vazhdimisht me njeri-tjetrin. Burime te aferta me autorin pohojne se grindjet kishin nisur pasi polici Hysaj dyshonte se bashkeshortja e tradhtonte me dike tjeter. Nga te bertiturat e ciftit fqinjet kane degjuar se Hysaj i thoshte bashkeshortes se tashme i kishte vertetuar dyshimet e tij per tradhti. Pas akuzave per tradhti bashkeshortore polici Hysa e ka dhunuar fizikisht te shoqen dhe me pas ka marre ne kuzhine thiken. Ne sy te vajzes se tyre 2-vjecare ai e ka goditur disa here me thike Edlira Docin deri sa e ka lene te vdekur pertoke. Krimi ka ndodhur brenda ne banesen e ciftit. Ata nuk kishin shume kohe qe ishin zhvendosur ne katin e pare te nje vile mbrapa Doganes ne zonen e Unazes se Re ku jetonin me qira. Kane qene komshinjte deshmitare te cilet kane lajmeruar policine pas te bertiturave te degjuara ne familjen Hysaj. Fillimisht ata kane mundur te degjojne te qarat e gruas 35-vjecare dhe te vajzes se vogel 2-vjecare por vetem pak minuta pasi lajmeruan policine heshtja ka mbuluar shtepine e familjes Hysa. Pasi ka vrare bashkeshorten 40- vjecari Ismet Hysaj ka rrembyer vajzen e vogel dhe eshte arratisur menjehere nga shtepia per ti shpetuar forcave te policise. Pasi ka lene vajzen dyvjecare te disa te aferm ne periferi te kryeqytetit ai eshte nisur menjehere drejt vendlindjes Tropojes per tu fshehur te njerezit e tij.


Operacioni per gjetjen dhe arrestimin

Ismet Hysaj akuzohet per vrasje me dashje nderkohe qe nga te dhenat paraprake hetimore rezultoi se vrasja ka ndodhur per motive xhelozie. Policia tha se Hysaj qe prej dites se krimit ishte fshehur tek te afermit e tij ne Tropoje. Autori i krimit shtetasi Ismet Hysaj 40 vjec pasi vrau te shoqen Jetlira Doci u largua nga vendi i ngjarjes duke marre me vete edhe vajzen 2 vjece e cila u gjet nga policia dy dite me pare tek te afermit e tij ne Tirane. Ne daten 7 nentor policia njoftoi se kishte zbuluar vendndodhjen e tij. Burime nga grupi hetimor thane se nga verifikimi nepermjet antenave te telefonise celulare 40-vjecari Hysaj eshte lokalizuar ne Tropoje. Drejtues te Policise se Tiranes kane arritur te bisedojne dy here me te duke negociuar per dorezimin e tij ne kembim te lehtesirave ligjore megjithate autori i ngjarjes ka refuzuar dorezimin. Ne operacionin e kerkimit te Ismet Hysajt kane qene angazhuar kryesisht forcat e policise se Komisariatit te Bajram Currit por edhe te Drejtorise se Policise se Kukesit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›