E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat Vdes ne rrethana misterioze punonjesi i hidrocentralit te Shkopetit

Nje 50-vjecar eshte gjetur i pa jete vetem 30 metra larg shtepise se tij ne fshatin Madhesh te komunes Ulez te Matit. Sipas policise viktima eshte 50-vjecari Mehill Gjeci. Policia mberriti menjehere ne vendngjarje dhe nisi hetimet duke u perqendruar kryesisht ne pisten e hakmarrjes. 50-vjecari eshte gjetur i vdekur nga i ati rreth ores 0730 te mengjesit diten e djeshme. Ende nuk dihet nese kemi te bejme me nje rast vrasje apo vetevrasje. 50-vjecari Gjeci ka gjetur vdekjen nga nje plumb ne zemer 3 metra larg shtepise se tij. Policia nuk i perjashton asnje nga dy pistat. Pista e pare e hetimit eshte ajo e vrasjes per hakmarrje ndersa pista e dyte eshte pista e vetevrasjes. Sipas familjareve kohet e fundit djali i tyre kishte shfaqur shenja depresioni. Gjeci punonte ne hidrocentralin e Shkopetit dhe ishte duke u kthyer ne banesen e tij pasi kishte perfunduar turnin e trete. Prinderit thane se fillimisht nuk kane vene re ndonje te vecante tek djali i tyre ndersa ishte kthyer si zakonisht nga puna. Ne momentin qe ka pershendetur babain e moshuar Mehilli eshte futur brenda dhe ka marre armen ndersa i ati pasi ka lare duart ne kroin ne qoshe te oborrit eshte futur ne shtepi dhe po bente kafene ka degjuar nje te shtene te vetme arme. Sa ka dale ne oborr ka vene re djalin e tij 50-vjecar te shtrire mes nje pellgu gjaku. Aty afer ka vene re dhe armen me te cilen kishte qelluar veten ne anen e majte te zemres duke u vetegoditur me nje plumb. Menjehere eshte lajmeruar policia e cila ka shkuar ne vendin e ngjarjes ku ka bere ekspertizen dhe sipas hetimeve te para ka konkluduar se ishte vetevrasje. Pas verifikimeve paraprake eshte deklaruar se prane trupit te viktimes eshte gjendur nje arme zjarri i llojit pushke dhe rreth nje meter larg nje gezhoje plumbi. Viktima ka nderruar jete pasi plumbi e ka goditur ne zemer ndersa nuk dihen shkaqet e kesaj ngjarje. Nje grup hetimor eshte ngritur per te zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vdekjes. Mehill Gjeci ishte prind i dy femijeve i nje djali 14-vjecar dhe i nje vajze 12 vjec dhe jetonte me prinderit ne fshatin Madhesh ne komunen Ulze.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›