Vlore Arrestohet 32-vjecari u kap duke vjedhur nje makine
Nje person eshte kapur ne flagrance teksa ka qene duke grabitur nje automjet. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme ne qytetin e Vlores dhe autori i saj eshte 32-vjecari Yrgen Puka. Polica eshte njoftuar dje rreth ores 2100 se nje person po perpiqej qe te grabiste nje automjet ne lagjen Lirim te Vlores. Menjehere jane vene ne levizje patrullat e sherbimit te cilat kane arritur te kapin ne flagrance 32-vjecarin. Ne momentin e arrestimit Puka eshte ndaluar ne afersi te makines tip Reno Clio me ngjyre te bardhe me targa VL 0820 C e cila eshte ne pronesi te Shkelqim Fadil Alushit 46 vjec banues ne lagjen Lirim ne Vlore. Pas verifikimeve rezultoi se edhe me pare Puka eshte denuar nga drejtesia per vepren penale te vjedhjes.