Masakroi kushëririn, “arrest me burg” për 26-vjeçarin

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin i cili masakroi me thikë kushëririn e tij.
Në deklaratën e tij para trupit gjykues Endrit Dragoti ka pranuar autorisinë e krimit por ka shkuar se e ka kryer vrasjen në gjendje të dehur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datën 30 gusht ku 26-vjeçari ka masakruar me thikë kushëririn e tij Tafil Dragoti 51 vjeç dhe më pas e ka mbështjellë me letër në banjën e tij.
Policia arriti të gjejë trupin e viktimës dy ditë më parë të mbështjellë në lëtër dhe mendohet se 26-vjeçari do ta fshihte trupin për të humbur gjurmët e krimit.
Vrasja dyshohet se është kryer pas një sherri banal mes viktimës dhe autorit që më datë 30 gusht.