Vodhi skrap në trenin e mallrave, kapet në flagrancë 19-vjeçari
Forcat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe përmes një operacioni policor kanë bërë të mundur kapje dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Lorenc Rushaj, 19 vjeç, lindur e banues në Bajzë, komuna Kastrat e rrethit Malësi e Madhe, i dënuar dhe më parë për "vjedhje".
Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se 19 vjecari në fjalë u kap në flagrancë, pasi kishte ndaluar trenin e mallrave, i cili ishte i ngarkuar me materiale skrapi, duke vënë pengesa në shina, me qëllim vjedhjen e skrapit.
Në momentin e arrestimit në flagrancë autorit, iu kap dhe një sasi skrapi, të cilën kishte arritur ta shkarkonte nga treni i mallrave.
Në lidhje me këtë ngjarje po kryen veprimet e duhura proceduriale dhe materilet në ngarkim të shtetasit Lorena Rushaj, do i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder, për veprën penale të "Vjedhjes".