E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shpërthen granata, plagoset tre adoleshentë

Loja me një granatë për pak u ka kushtuar jëtën tre fëmijve në Kombinat. Një ngjarje e cila fatmirësihst ka përfunduar pa pasoja serioze por që mund të ishte shndërruar në tragjedi.Tre adoleshëntë me kanë goditur me një çekiç ndezësin e granatës dhe në këtë momet ka ndodhur shpërthimi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rreth orës 12:30 minuta në rrugën “Hamdi Cenoimeri”. Menjëherë pas kësaj banorët të zonës kanë ndihmuar adoleshentët duke i nisur për në urgjencën e Kombinatit dhe më pas ata janë nisur drejt Spitalit Ushtarak pa dëmtime serioze për jetën. Kështu bëhet e ditur që janë plagosur adoleshentët A. Xh,F. Xh si dhe A. M të moshës nga 13-15 vjeç.

Ndërsa xhaxhai i dy fëmijve të familjes Xhepa thotë se nuk di se ku mund ti kenë gjetur fëmijet ndezësit e granatave,por sipas tij jo shumë larg shtëpive të tyre ka qënë një repart ushtarak dhe ata mund ti kënë gjetur aty armatimin. Ai gjithashtu thotë se ndihen të pasigurt tashme dhe kërkon që e gjithë zona të kontrollohet, pasi mund të këtë municione te tjera të shpërndara në zonë.
 

Nga burime policore thuhet se të tre fëmijet ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin ushtarak.N dërsa në vendngjarje mbërritën specialistët për të përcaktuar saktë llojin e lëndës plasëse dhe origjinën e saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›