Erdhën mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova

Burimet kufitare bëjnë të ditur se për periudhën korrik-gusht, kanë hyrë në Shqipëri 1056533 shtetas të huaj, me 158189 mjete, ndërsa kanë dalë për në Kosovë 539541 shtetas të huaj, me 152400 mjete.
Për t’u theksuar është se ka një rritje të numrit të shtetasve shqiptarë që kanë vizituar Kosovën në këto dy muaj, numri i të cilëve gjatë dy muajve është 107914 shtetas shqiptarë, me 44291 mjete, ndërkohë që kanë dalë nga Kosova, në drejtim të Shqipërisë 95474 shtetas shqiptarë, me 38590 mjete.
Për të garantuar një lëvizje normale të vizitorëve kosovarë, Policia e Shtetit bashkëpunoi me Policinë kosovare, përmes organizimit të postblloqeve të përbashkëta në akset kryesore rrugore. Në kufirin Shqipëri-Kosovë, me një gjatësi 121 kilometra , janë në funksion 6 pika të kalimit kufitar, prej të cilave në rrethin e Kukësit; Morini, Shishtaveci, Orgjosti dhe Borja, në rrethin e Hasit qafë Prushi dhe në rrethin e Tropojës, Qafë- Morina./Start/
2012-09-04 10:37