E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, dogjën 10 ha pyje, arrestohen dy shtetas me armë

Policia arrestoi në flagrancë shtetasit Lin Marku 27-vjeç, banues në fshatin Gjobardhaj, si dhe N. Ll.,  15-vjeç, banues në fsharin Kaftallë.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga hetime rezultoi se të arrestuarit, të cilët ishin çobanë dhe kullotnin bagëtitë në mal, pikërisht në vendin e quajtur fshati Terbun, i rrethit Pukë, i kanë vënë zjarrin asaj zone, duke shkaktuar djegien e 10 hektar pyjeve.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në stanet e tyre, të ngritura po në fshatin Tërbun, Pukë, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatikë, model 56,  2 karikatorë, një me 25 e  një me 10 fishekë, si dhe një kuti metalike, brenda së cilës ndodheshin gjithsej 60 fishekë të tjerë model 56.

Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materiales, në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprat penale “Shkatërrim të pronës me zjarr” dhe “Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”. /Start/

                                                                                             2012-09-04 10:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›