Selami: SHBA do ndjekin interesat strategjike

Ish-kryetari i Partise Demokratike, Eduart Selami ka shprehur bindjen e tij se SHBA do te ndjekin interesat e tyre strategjike lidhur me Ballkanin.
“Politika e jashtme amerikane eshte e socializuar. Ne themel te saj jane interesat strategjike te qeverisjes se mire dhe ne ndihme te popujve ne nevoje”, ka pohuar Selami ne emisionin “Top Story” ne Top Channel.
Sipas tij, mbeshtetja e SHBA ndaj Shqiperise eshte e garantuar dhe tani i takon pikerisht ketij vendi te tregoje se eshte i afte te kryeje reforma.
“Mbeshtetja amerikane lidhet me ecurine e reformave ne Shqiperi, sic jane reforma ne drejtesi apo ajo ne ekonomi”, ka shtuar Selami.