E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapen 2 trafikante. Tentuan të kalonin klandestin

Blutë e Gjirokastrës kanë arrestuar dy persona, të cilët tentuan të kalonin klandestinë dy shtetas drejt kufirit të vendit fshijnë Greqisë. Kalimi i tyre do të bëhej me dokumente jo të rregullt. 

GJIROKASTER- Policia kufitare e Gjirokastrës ndaloi mëngjesin e sotëm dy persona, të cilët tentuan të ndihmonin në kalimin ilegal drejt Greqisë një çift bashkëshortësh. Kovaç Yzeiraj, 36 vjeç dhe Kahreman Meçaj, 31 vjeç, të dy nga Fieri u ndaluan në pikën kufitare të Kakavijes, teksa po tentonin të kalonin drejt Greqisë dy shtetas, burrë e grua, me dokumente jo të rregullta. Sipas policisë, gruaja me iniciale M.XH, do të kalonte kufirin me pasaportën e bashkëshortes së shtetasit Kovaç Yzeiraj, ndërsa bashkëshorti i saj do të përdortë dokumentet e një shtetasi tjetër me ngjashmëri, të cilat i kishte siguruar 36 vjeçari Kahreman Meçaj. Mësohet gjithashtu se punonjësit e shërbimit kufitar bllokuan në cilësinë e provës materiale katër dokumente të tjera të falsifikuara, si dhe katër celularë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›