Masaro: Im atë ka qenë i burgosur në Shqipëri
• Daniele Masaro, ish-sulmuesi i Milanit dhe i Italisë ka mbërritur dje në Tiranë për të prezantuar projektin “Milan Junior Camp” në vendin tonë.
Jetmir Halilaj
Ish-ylli i kuqezinjve ka thënë se është ndjerë i mallëngjyer kur ka zbritur në tokën shqiptare, pasi babai i tij i kishte folur shpesh herë për vendin e shqiponjave.
Zoti Masaro, cila është përshtypja juaj për Shqipërinë?
Kur zbrita nga avioni dhe shkela në tokën shqiptare u ndjeva i mallëngjyer. Babai im, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta dy vjet më parë, më ka folur thuajse çdo natë për këtë vend kur unë isha i vogël. Në Luftën e Dytë Botërore ai ka qenë i burgosur në Shqipëri dhe kur unë shkela këtu në tokën tuaj u ndjeva shumë pranë tij. Është një kënaqësi që jam këtu, sepse prej kohësh kam dashur ta vizitoj këtë vend. Shpresoj që të bëjmë diçka të mirë në Shqipëri.
Çfarë dini ju për futbollin tonë dhe a njihni ndonjë futbollist shqiptar?
Futbollin shqiptar e njoh vetëm nga distanca, sepse deri tani nuk kam pasur rastin që të shikoj ndonjë ndeshje të skuadrave tuaja. Ndërsa për sa i përket lojtarëve, unë njoh tre prej tyre të cilët janë: Igli Tare, Erjon Bogdani dhe Valon Behrami. Ky i fundit shënoi edhe golin e fitores në derbin me Romën.
Cili është komenti juaj për Taren dhe për Bogdanin?
Nuk i njoh shumë mirë sepse i kam parë vetëm nëpërmjet televizorit, por kam bindjen se derisa luajnë në Serinë A, madje luajnë me skuadra të mira, atëherë padyshim që ata janë të talentuar dhe e meritojnë të jenë aty. Mendoj se në të ardhmen edhe futbollistë të tjerë shqiptarë mund të luajnë në Serinë A, sepse me aq sa jam në dijeni unë këtij vendi nuk i mungojnë talentet.
Cili është projekti i klubit të Milanit për Shqipërinë?
Ne kemi planifikuar që të organizojmë këtu turneun “Milan Junior Camp”, i cili në fakt është për qëllime solidariteti. Kjo mundësohet edhe falë mbështetjes së madhe së kompanisë “Taçi Oil”, që mundësoi organizimin e këtij turneu edhe në Shqipëri. Për sa i përket qëllimeve tona ato janë të qarta: së pari fëmijët shqiptarë të mund të luajnë dhe të argëtohen me veshje të Milanit. Nëse aty do të ketë ndonjë kampion të vogël, atëherë ne do ta ndihmojmë atë që të mund të arrijë diçka. Besoj se gjatë turneut do të ketë edhe përzgjedhje, por nuk duam t’i zbulojmë të gjitha sot, sepse nesër (sot) do të kemi një konferencë për shtyp dhe aty do të mund të flasim më gjatë për këtë.
Gjatë ditëve që do të zhvillohet turneu në fund të muajit qershor, mësuam se të rinjtë e Milanit do të trajnohen nga teknikë të departamentit të të rinjve të Milanit. A do të vijë në Tiranë ndonjë emër i njohur?
Nuk di si të përgjigjem për këtë. Ka mundësi edhe që të vijë ndonjë trajner të cilin ju e njihni, por kjo nuk është 100 për qind e sigurt. Megjithatë mund t’ju them se atmosfera që do të krijohet do të jetë vërtet e këndshme dhe këtë ua siguroj, sepse flas nga eksperienca.
Po ndonjë lojtar aktual i Milanit a do të vijë në Tiranë?
(Heziton)...Kjo do të jetë paksa e vështirë. E them këtë sepse në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut do të zhvillohen ndeshjet e kampionatit Evropian dhe kjo e bën paksa të vështirë këtë gjë. Përveç kësaj, pjesa tjetër e lojtarëve do të kenë nisur fazën e pushimeve dhe do të jetë e vështirë që të shkëpusim ndonjë prej tyre, sepse secili ka planet e veta. Mendoj se çdo futbollist e meriton që të bëjë pak pushim në atë periudhë pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm. Megjithatë kjo do të shqyrtohet si mundësi dhe ndoshta mund të bëhet diçka edhe në këtë drejtim.