Pezullimi i Shqipërisë rrezikon Italinë
• Pezullimi i Shqipërisë nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare tani rrezikon të nxjerrë jashtë finaleve të Evropianit të moshës U-21 me fqinjët e Italisë.
Të kaltrit kanë mundur dje në transfertën e vështirë të Bakusë, ekipin kombëtar U-21 të Azerbajxhanit me rezultatin 2-0. Kundërshtari (i fundit në renditje me vetëm një pikë në klasifikim dhe asnjë gol të shënuar kundër të kaltërve) me siguri që nuk ishte nga ata të papërballueshmit, por ekipi U-21 i Kaziragit ka dhënë maksimumin për të treguar edhe një herë forcën. Ka mjaftuar një provë e shkëlqyer e Xhiovinkos dhe pasimet e mrekullueshme të tij si edhe një lojtar klasi si Xhiuzepe Rosi (autor i dy golave) për të fituar 3 pikët aq të nevojshme për renditjen pas ngjarjeve të fundit që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Vetëm në fund të kësaj jave të kaltrit do të dinë nëse Kombëtarja shqiptare do të pezullohet përfundimisht nga ky kompeticion, pasi FIFA dhe UEFA na ka pezulluar. Kombëtarja shqiptare rrezikon të mos pranohet të luajë edhe ndeshjen e fundit ndaj Greqisë, si pasojë e ndërhyrjeve të qeverisë në politikat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndërkohë, që Italia, në rast se do të konfirmohet përjashtimi i Shqipërisë, rrezikon të humbasë gjashtë pikët e fituara, ndërsa Kroacia (e cila renditet në vend të dytë me 4 pikë më pak) ka humbur të vetmen herë që është përballur me ekipin e drejtuar nga Artan Bushati, ndaj edhe nuk rrezikon asgjë në klasifikim. Për këtë arsye dhe fitorja e djeshme për ekipin italian ishte e nevojshme. Tani, Kaziragi mund të marrë frymë i çliruar. Trajneri i Kombëtares U-21 italiane, Pierluixhi Kaziragi shfaqet entuziast për suksesin e arritur kundër Azerbajxhanit. Tekniku ka arsye për t’u ndier në qiellin e shtatë. “Jam shumë i kënaqur që e kaluam edhe këtë provë. Të gjithë e dinim se ishte një lojë e vështirë dhe e tillë rezultoi. Megjithatë ne fituam, kjo është edhe gjëja më e rëndësishme, sidomos kur jemi edhe përpara një situate të tillë në Shqipëri. Me këtë ne bëjmë gjithsej shtatë fitore dhe një barazim në tetë gara. Më mirë se kaq, prishet”, tha Kaziragi.
Grupi 1
Renditja P N
1.Itali 22 8
2.Kroaci 18 8
3.Greqi 13 7
4.Shqipëri 10 7
5.I. Faroe 3 8
6.Azerbaxhan 1 8