E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat administrative, 42 milionë lekë gjoba

Autori i Lajmit: Redaksia

Brenda një viti janë arkëtuar 42 milionë lekë, të ardhura nga gjobat. Për herë të parë në vitin 2007, DPPPP- ja filloi të zbatonte në mënyrë rigoroze Ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave”, duke marrë edhe masa ndëshkimore për ato subjekte që nuk zbatojnë detyrimet ligjore. Kjo gjë është intensifikuar gjatë periudhës Janar 2008–Tetor 2009. Shuma totale e gjobave të dhëna për vitin 2008, është 23,690,000 lekë ose gati 6 herë më shumë se një vit më parë. Për periudhën Janar 2009–Tetor 2009 kjo shumë është 42,050,000 lekë. Shifrat janë bërë publike në raportin e DPPP-së. Kujdes më i madh i është kushtuar edhe pagimit të gjobave, duke ndjekur të gjitha proceset gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit. Në vitin 2008 nga 22 ankimime të bëra për masat administrative të marra nga DPPPP-ja, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, 15 prej tyre janë fituar nga DPPPP-ja, 2 janë fituar nga subjektet e ndëshkuara dhe të tjerat janë në proces. Po kështu janë fituar nga DPPPP- ja, në Gjykatën e Apelit 5 apelime. Për 10-mujorin e parë të vitit 2009 janë dhënë nga DPPPP 29 masa administrative dhe jane ankimuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë 8 prej tyre. Kjo shkallë e lartë e proceseve gjyqësore të fituara në shkallën e parë dhe në apel është një tregues domethënës i zbatimit rigoroz të ligjit nga ana e DPPPP-së, e konfirmuar kjo dhe me vendimet e organeve gjyqësore. Krahas dhënies së masave administrative, për herë të parë në vitin 2008, DPPPP-ja, ka propozuar heqjen e licencave për tre subjekte, pranë organeve mbikëqyrëse/licencuese, duke ushtruar kështu një të drejtë ligjore për forcimin e sistemit të parandalimit të pastrimit të parave/financimit të terrorizmit në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›