E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Sulmi ndaj Bazes duhet të alarmonte institucionet e shtetitNga TemaPresidenti i përgjigjet pyetjes së korrespondentit të WAZ Media në Bruksel për rastin Baze duke thënë se ai, si drejtues i institucionit që kontrollon punën e drejtësisë, nuk do

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Topi: Sulmi ndaj Bazes duhet të alarmonte institucionet e shtetitNga Tema

Presidenti i përgjigjet pyetjes së korrespondentit të WAZ Media në Bruksel për rastin Baze duke thënë se ai, si drejtues i institucionit që kontrollon punën e drejtësisë, nuk do lejojë që fajtorët të shpëtojnë pa u dënuar

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, duke folur në konferencën për mediet, organizuar nga grupi mediatik WAZ, fondacioni Konrad-Adenauer, si dhe Organizata për Median e Evropës Juglindore (SEEMO) dhe bashkëpunëtorët e tyre në Shqipëri, tha se sulmi ndaj gazetarit Mero Baze duhet të ngrejë në alarm institucionet e shtetit.

“Më duhet të dal nga materiali i shkruar pikërisht për një moment, i cili na bëri të gjithëve të ndjehemi keq, dhuna ndaj një gazetari. Nuk është herë e parë, uroj të jetë dhe rasti i fundit. Që të jemi realistë, shoqëria gjithmonë do të ketë dhe episode të tilla të pakëndshme. Çështja nuk është thjesht te reagimi nëpërmjet deklaratave. Jemi mësuar të dëgjojmë gjithnjë deklarata dhe deklarata postfactum dhe për fat të keq ndonjëherë edhe postmortum. Gjërat kanë nevojë për profilaksi, gjërat kanë nevojë për bashkëpunim, gjërat kanë nevojë për sinqeritet, gazetarët kanë nevojë të kenë një terren të lirë, por nga ana e tyre dhe gazetarët kanë nevojë që të kenë integritet. Integriteti nuk injektohet, integriteti duhet të demonstrohet. Të gjithë së bashku kemi shansin që jetojmë në ditë demokracie. Ju e dini që edhe në tregun mediatik ka media që në mënyrë të qartë janë të profilizuara në një drejtim, janë kompakte, saqë është e vështirë ndonjëherë të gjesh, nëse janë gazetarë apo janë parti politike, pra një lloj joint-venture duke i shërbyer një linje dhe nuk i shërben publikut. Publiku ka nevojë të orientohet dhe është detyrë e medies dhe është domosdoshmëri që publiku të jetë i orientuar në mënyrë harmonike. Aq më keq kur denatyrohet misioni i medies në një joint-venture të natyrës ekonomike. Pra, të gjithë së bashku duhet të injektojmë demokraci në këtë funksionim të domosdoshëm të medies, e cila domosdoshmërisht duhet të ketë lidhje me politikën, me institucionet, me biznesin, por të jetë në një terren të ndershëm integriteti. Ngjarja, do të thosha e papranueshme, e dhunimit të gazetarit duhet patjetër të ngrejë në alarm institucionet e shtetit dhe kjo nuk mund të vijë në formën e orientimit nga Presidenti, por në një shtet demokratik të gjitha institucionet kanë përgjegjësi dhe detyrime specifike për të vendosur, jo vetëm standardet e shtetit ligjor, por për të garantuar klimën. Ka politikanë që nuk i zë gjumi, derisa të nxjerrin titujt e gazetave. Kjo është pak dhe kjo nuk ka vetëm një aktor, ka disa aktorë dhe këtu ka një joint venture të politikës me medien. Pra, të gjithë së bashku duhet të dimë ta vëmë medien në funksion të shoqërisë”, - tha Topi.

***

Presidenti është pyetur në lidhje me këtë çështje edhe pas përfundimit të punimeve të ditës së parë të këtij forumi.

Ka qenë vetë Knut Prajs, shef i zyrës së korrespondentëve të grupit mediatik gjerman WAZ, në Bruksel, që e ka pyetur për këtë çështje.

“Nëse do ju thosha në mënyrë të menjëhershme që do të veproj dhe do të kem këtë aksion konkret, do të bëja një gabim të pafalshëm për rolin e Institucionit të Presidentit për të interferuar në strukturat e institucioneve specifike. Ne çdo ditë në kontekste të ndryshme, në apele të ndryshme i drejtohemi strukturave të shtetit ligjor, i drejtohemi administratës, i drejtohemi Prokurorisë, u drejtohemi gjykatave që të ushtrojnë me përgjegjësi profesionale dhe me integritet detyrën e tyre. Në rast se ne sot flasim për nevojën e përmirësimit të klimës në medie dhe profesionalizmin, ju siguroj që me të njëjtën gjuhë dhe me të njëjtin ton diskutojmë dhe për rritjen e standardeve në institucionet e drejtësisë. Këtë e bëjmë në një komunikim midis nesh, e bëjmë në komunikim me partnerët ndërkombëtarë dhe apeli i Presidentit, nuk dëshiroj t’u referohem apeleve që vijnë nga faktorë të tjerë, gjithsesi janë të mirëpritura, është që shteti ligjor duhet të veprojë, duhet të veprojë pa kursyer askënd, pa qenë të influencuar subjektivisht se kush është, çfarë mbështetje ka dhe çfarë suporti ka. Ne japim apelin dhe natyrisht që kemi dhe strukturat që kontrollojnë veprimtarinë e Prokurorisë dhe të gjyqësorit. Mund t’ju citoj që ekziston Ministria e Drejtësisë me inspektoratin e saj, është Këshilli i Lartë i Drejtësisë me inspektoratin e tij, ju siguroj që do bëj përpjekjet maksimale që të nxis të gjitha strukturat për të përdorur atributet e tyre ligjore për të vendosur të drejtën në vend dhe për të dënuar të gjithë ata që shkelin ligjin, dhunojnë gazetarët, dhunojnë të drejtat e tyre dhe patjetër që do të jem një suportues i fuqishëm i kësaj linje”, - tha Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›