E Diel, 1 Nëntor 2026

Meraku për imazhin në Itali Nga TemaSa herë shkon në Itali, tregon kujdes që të bjerë në sytë e medies. Edhe pse shumë prej tyre tashmë e kanë marrë me humor punën e tij, Rezart Taçi e ka me shumë merak imazhin në vendin fqinj. Për shembull, kur sh

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Meraku për imazhin në Itali Nga Tema

Sa herë shkon në Itali, tregon kujdes që të bjerë në sytë e medies. Edhe pse shumë prej tyre tashmë e kanë marrë me humor punën e tij, Rezart Taçi e ka me shumë merak imazhin në vendin fqinj.

Për shembull, kur shkon në Bolonja, ish-kamerieri merr nga pas një shpurë truprojash për të treguar se është një njeri i fuqishëm dhe shëtit në rrugët kryesore, ndërsa gorillat i hapin vend, duke larguar njerëzit e tromaksur. Pasi shkakton habi në rrugën “Indipendenza”, “sheiku” shqiptar merr pas vetes dhe ndonjë gazetar lokal, që i bën ndonjë shkrim për mënyrën se si e sheh ai qytetin, si shijon ushqimin dhe verërat. Dhe kolonjari Taçi lëshohet: “Më pëlqen Bolonja. Edhe ushqimi”. Pasi lëshon këto batuta, pasaniku lë gojëhapur gazetarin bolonjez: “Kam 7 miliardë euro pasuri. Dua të marr dhe Milanin, mëkat që ai nuk e shet!” Kështu flet për mikun e tij, Berluskonin.

Pasi ushqehet, përpiqet të shfajësohet se i ka “mashtruar” pak bolonjezët, kur u tha që do të blinte ekipin e tyre. “Unë vij, nëse më doni akoma”, - thotë si i zënë në faj. Më pas shton si i familjarizuar mirë me gjithçka ndodh në vendin fqinj: “Si po i komentojnë tifozët këto ngjarjet e fundit?”

Njeriu që ka “kohë” që ka hyrë në botën e pasanikëve italianë, e njeh dhe nëntokën e Serisë A në Itali. “Është e vërtetë që njerëzit e Moxhit kanë futur hundët këtu?” - pyet “me takt” Taçi.

Është e qartë, jeta e ish-kamerierit ka ndryshuar krejtësisht si Liza në Botën e Çudirave.

Gjërat rrjedhin mirë në botën e tij italiane, derisa mediet nisin të merakosen për pasurinë e më pas për sulmin makabër që ai i bën një gazetari.

“Ky është njeriu që donte të na blinte Bolonjën”. “Personi që do u merrte italianëve Milanin”, - tallen mediet spanjolle.

E kështu, i merakosur se mos ndoshta sulmi që i ka bërë gazetarit Mero Baze, po dëmton imazhin e tij prej pasaniku sqimatar në vendin fqinj, Taçi përgatit dhe një deklaratë në italisht dhe ua nis medieve atje. Disa prej tyre e botojnë të plotë, s’kanë as nerva të bëjnë raport për të. Por Taçi kërkon me ngulm të mos i dëmtohet imazhi në vendin e madh. Ajo ka rëndësi. Këtu i zë në dru kush i del përpara. Duke përdorur dhe truprojat. Ata që “i hijeshojnë” rrugën, kur ecën në rrugën “Indipendenza”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›