E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratia e Taçit, Gjykata e Faktit shqyrton sot kërkesën e prokurorisë për arrestimNga TemaGjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e prokurorisë për nxjerrjen e një urdhër-arresti për pronarin e kompanisë “Taçi O

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Arratia e Taçit, Gjykata e Faktit shqyrton sot kërkesën e prokurorisë për arrestimNga Tema

Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e prokurorisë për nxjerrjen e një urdhër-arresti për pronarin e kompanisë “Taçi Oil”, Rezart Taçi. Burime pranë gjykatës thanë se kjo kërkesë pritet që të shqyrtohet nga ana e gjyqtares Farije Bundo. Prokuroria kërkon arrestimin e Taçit, pas dhunës së egër të tij ushtruar ndaj gazetarit dhe analistit Mero Baze. Tashmë ai është shpallur në kërkim nga ana e policisë, ndërkohë që kjo e fundit ka mundur që të prangosë dy prej truprojave të tij, të cilët kanë marrë pjesë në dhunimin e drejtuesit të gazetës “TemA” dhe emisionit “Faktori Plus” në televizionin “Vizion Plus”. Prokuroria thotë se disponon provat, të cilat vërtetojnë dhunën e ushtruar nga ana e Rezart Taçit dhe truprojave të tij ndaj gazetarit Mero Baze dhe për këtë arsye kërkon nga ana e gjykatës së kryeqytetit lëshimin e fletë-arrestit ndaj tij. Si provë janë marrë dëshmitë e dy kolegëve të gazetarit Baze, Andi Bushati dhe Arban Hasani, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë të dhunës së ushtruar nga Rezart Taçi. Përveç tyre, organi i akuzës disponon edhe deklaratat e personave të tjerë që kanë qenë prezentë në ngjarjen e rëndë. Ndërkohë, gjykata e kryeqytetit pritet që të caktojë edhe masën e sigurisë ndaj dy truprojave të Rezart Taçit, të cilët u arrestuan pak orë pas ushtrimit të dhunës ndaj gazetarit Mero Baze. Nuk dihet, nëse gjykata do të urdhërojë edhe arrestimin e dy truprojave të tjerë të Taçit, të cilët gjithashtu kanë qenë të pranishëm dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Bazes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›