Paratë e krimit, prokuroria nuk përgjon denoncimet
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Prokuroria e Përgjithshme nuk ju përgjigjet të gjithë denoncimeve të Drejtorisë së Parandalimin të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. Ky ka qenë shqetësimi që Njësia e Inteligjencës Financiare e Republikës së Shqipërisë ka raportuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Drejtori Arben Doçi ka bërë të ditur se pas denoncimit nuk dihet më asgjë për ata që akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash. Pas njohjes së anëtarëve të komisionit të sigurisë më raportin vjetor, Doçi deklaroi se me kalimin e kohës, me rritjen e kapaciteteve dhe numrit të prokurorëve, të oficerëve të policisë gjyqësore, do të zbatohet edhe ky detyrim ligjor, për parandalimin e financimit të parave dhe terrorizmit që e ngarkon jo vetëm prokurorinë, por çdo institucion shtetëror që të japë fidbek pranë Njësisë së Inteligjencës Financiare.
Llogaritë e bllokuara
Brenda këtij viti sektori kundër pastrimit të ka nxjerrë 18 herë urdhra bllokimi. Ndërkohë janë bllokuar 36 llogari bankare me vlera 3149843 euro, 20 mijë dollarë, 75285 lekë dhe 1060 metër katror truall. Si njësi informuese-inteligjence, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave u jep informacion agjencive të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë, por dhe mund të bllokojë pasuritë e konsideruara të papastra. “Kemi mundësinë që na jep ligji që për 72 orë të bllokojmë çdo transaksion, çdo depozitë që na raportohet si e dyshimtë nga subjektet e ligjit apo nga institucionet e tjera. Me një performancë të ulët në vitet e kaluara, Njësia e Inteligjencës Financiare ka shtuar numrin e denoncimeve për evazion fiskal dhe pastrim parash nga 7 në vitin 2007, në 180 në këtë vit”-deklaroi Doçi.
Ligji
Prokuroritë në rrethe dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit duhet të japin të dhëna të vazhdueshme për rastet e referuara nga DPPPP, detyrim ky i përcaktuar edhe në ligjin 9917 dhe që e bën edhe më efektive luftën kundër pastrimit të parasë dhe financimit të terrorizmit. DPPPP në këtë kuadër ka dërguar edhe për rastet e referuara informacione shtesë të siguruara nga investigimi në proces i rasteve. Në këtë kuadër dhe sipas konfirmimeve të zëvendës drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit deri tani, për 20 për qind të 117 rasteve të dyshimta të referuara pranë policisë, ka qenë e mundur që të sigurohen provat e duhura për tu dërguar kallëzimi përkatës penal në Prokurori.
Prokuroria
Prokuroria e Tiranës për vitin 2008 ka regjistruar 8 raste për procedim penal mbi bazën e të dhënave të dërguara nga njësia kundër pastrimit të parave. Ndërsa për vitin 2009 janë regjistruar 6 procedime penale. Po kështu për 18 raste të dërguara denoncuara, për pastrim parash u kanë kaluar oficerëve të policisë gjyqësore për gjetjen e provave dhe për tu regjistruar për procedim penal janë dërguar pranë DPPSH për veprime procedurale.
Bashkëpunëtorët
Bashkëpunimi shumë i mirë me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka sjellë përfitime për stafin e teknologjisë së informacionit në fushën e trajnimeve, duke rritur kështu nivelin e profesionalizmit. AKSHI, gjithashtu ka inkluduar Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave në rrjetin GOVNET, duke planifikuar që brenda vitit 2009 institucioni të jetë pjesë e këtij rrjeti kombëtar nëpërmjet fibrës optike. Po kështu në muajin Shtator 2009 Ky lajm është publikuar: 05/11/2009