E Diel, 1 Nëntor 2026

Masat antikrizë, kryeministria e Danimarkës takon Barroson

BRUKSEL- Masat antikrizë dhe rritja ekonomike do të jenë në qendër të presidencës daneze të Bashkimit Europian. Kryeministrja e Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt vendi i së cilës mori presidencën e radhës së BE-së në 1 janar u takua sot me presidentin e Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso.

Pas takimit kryeministrja daneze tha se vendi i saj do të bëjë gjithcka mundet për të mos lejuar Europën të zhytet më thellë në këtë krizë dhe në këtë drejtim presidenca daneze do të mbështesë punën e presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuy dhe atë të Komisionit Europian për të gjetur zgjidhjet e duhura në këtë drejtim.

“Gjatë presidencës daneze do të fokusohemi në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të stabilizuar ekonominë europiane dhe për ta bërë Europën një vend më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët tanë”- tha kryeministrja daneze.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›