Gerrard vuan për titull në Premierligë

Megjithatë, pavarësisht trofeut të Ligës së Kampionëve, dy FA Cup e dy Carling Cup në emër të tij, Premierliga është titulli që vazhdon ti mungojë. Dhe, Gerrard ka pranuar se do të jetë i dëshpëruar nëse nuk arrin të fitojë së paku një titull të ligës para se të përfundon karrierën si futbollist.
“Është diçka që mendoj për të gati çdo ditë. Gjithmonë mendoj për ëndrrën e fitimit të Premierligës, ose dëshpërimin që nuk e kam fituar ende asnjëherë. Kam luajtur në një epokë ku në ligë ishin tri, katër ose pesë ekipe kulmore. Kur Liverpool dominoi në vitet e 70-ta dhe 80-ta, ata ishin aq të mirë sa që nga fillimi i sezonit ishte vetëm një skuadër në garë për titull” tha Gerrard për The Sun.
“Në kohën time, kam luftuar me Manchester Unitedin, Arsenalin, Chelsean e tani Manchester Cityn dhe Tottenhamin. Ato të gjitha janë skuadra fantastike, por kështu është bërë futbolli. Është shumë vështirë të fitohet një garë por ne gjithmonë luftojmë për të” përfundoi ai.