Rregullorja e “Per mjaftueshmerine e kapitalit", paralajmerohen bankat
Me ane te nje varianti te ri te rregullores me te rendesishme te mbikeqyrjes bankare, ate “Per mjaftueshmerine e kapitalit”, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, i paralajmeron te gjitha bankat e nivelit te dyte qe operojne ne vendin tone per klauzolat e reja ne lidhje me kete tregues. Keshtu, pervec ripervaktimit te nivelit prej 12% te mjaftueshmerise se kapitalit, rregullorja e re shtron per here te pare nevojen per mbulimin me kapital edhe te rrezikut operacional. Si edhe parashikon njohjen e teknikave zbutese me kolateral te nevojes per kapital. Qe do te thote ne terma praktike, se bankat do te jene te sforcuara per kapital te mjaftueshem edhe ne disa zera te ndryshem nga ata te deritanishmit, si masa mbrojtese kunder efekteve te krizes ekonomike-financiare. Sakaq, behet me dije se rregullorja e re “Per mjaftueshmerine e kapitalit” do te hyje ne fuqi ne fund te vitit 2014, per t’ju dhene kohe bankave te pershtaten me ndryshimet thelbesore qe ajo sjell.