Mashtrim me para, arrestohet biznesmeni
Berat- Një biznesmen nga Berati është arrestuar nga policia. Sipas burimeve zyrtare ai akuzohet për mashtrim të shumë qytetarëve, duke përfituar prej tyre shuma të mëdha parash. “Në pranga është vënë shtetasi Agim Matuka”- thanë burimet e policisë.
Sipas hetimeve paraprake, ky shtetas ka përfituar shumë të mëdha parash, gjatë privatizimit të kombinatit të tekstileve në këtë qytet. Pas arrestimit, ai është dërguar në komisariat, ku po i nënshtrohet marrjes në pyetje.
Policia bën me dije se kanë qenë disa denoncime të bëra ndaj këtij shtetasi nga qytetarët të ndryshëm që janë mashtruar. Pas tyre, policia ka nisur hetimet, që kanë cuar në arrestimin e të akuzuarit. Dosja hetimore në ngarkim të tij i është kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.